Çmenduri dhe helm në fund, Inter i merr Superkupën Juventusit! Allegri: Të ruajmë inatin deri në fund

13 Janar 2022, 09:53| Përditesimi: 13 Janar 2022, 11:55

  • Share

Për herë të gjashtë në histori Inter ka fituar Superkupën e Italisë në një ndeshje kundër Juventusit që rezultoi e çmendur dhe me helm brenda. Kur të gjithë prisnin penallltitë, në minutën e 121 të shtesës, Sanchez realizoi golin e fitores 2-1, duke ndezur ‘San Siron’ zikaltër.

Më herët Juventus zhbllokoi shifrat me McKennie, por Inter barazoi me Martinez, i cili u tregua i saktë me penallti. Pas ndeshjes trajneri i zikaltërve Inzaghi është shprehur se ‘e donim me çdo kushte Superkupën’, ndërsa Allegri ka bërë thirrje që Juventus të ruaj inatin e golit në esktrem për pjesën e mbetur të sezonit.

Protagonisti kryesor i kësaj përballje dramtike, Alexis Sanchez, i është gëzuar pafund fitores, por nuk ka humbur rastin për t’i tërhequr vëmendjen trajnerit për minutat e pakta të aktivizuara.

Ndërkohë edhe Real Madrid ka fituar gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës në atë që njihet si El Clasico. 90 minutat në Arabinë Saudite u mbyllën me shifrat 2-2, por ‘galaktikët’ e Ancelotti-t ia dolën në shtesë me golin e Valverdes.

Në finale Real Madrid do ndeshet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Atletic Bilbao, një ndeshje që luhet sonte.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?