'Çmenduri fantastike!’ Kryeministri Rama dhe Elsa Lila kujtojnë grevën e urisë së Partisë Socialiste

11 Nëntor 2023, 08:21| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 13:58

  • Share

Në “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, këngëtarja Elsa Lila, bëri një rrëfim si asnjëherë më parë, ku foli për jetën, uljet e ngritjet, dramat, dhe endrrat. Një kujtim të dyve u erdhi nga koha kur Partia Socialiste bëri një grevë urie në shenjë proteste ndaj qeverisë së asaj kohe.

Në vitin 2010 kur Elsa Lila iu bashkua grevës së urisë që organizoi atëherë Partia Sociale për çështjen e zgjedhjeve të 2009

E ndërsa Lila e konsideroi 'eksperiencë fantastike' , kryeministri Rama e konsideroi ‘çmenduri fantastike’

Socialistët ngritën çadra në bulevard dhe hynë në grevë urie për disa ditë.  PS, në atë kohë në opozitë, me në krye Edi Ramën, vinte në qendër të kauzës së saj transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, si dhe hapjen e kutive të votimit. Maxhoranca asokohe, me kryeministër Sali Berishën, e kundërshtoi dhe e konsideroi atë kërkesë kërkesë si një precedent negative dhe sfidë ndaj vendimit të gjykatave.

Këngëtarja thotë se vjen në Tiranë çdo vit, se është më e pastër në krahasim me Romën, i sigurt si qytet në krahasim me Romën

"Unë vij, kam ardhur gjithë kohës në Tiranë. Thjesht nuk jam dukur. Kam ardhur me Evitën time çdo vit. Kryesisht Vitin e Ri e kaloj këtu, Pashkët i kaloj këtu. Në verë vij shpesh se Evita preferon ta kalojë verën në jugun e Shqipërisë. Kështu që unë e kam parë Tiranën të zhvillohet gradualisht, të pastrohet gradualisht, të evolojë gradualisht dhe kemi arritur në një moment fantastik, them ku unë vij me bandën time italiane dhe gjysma e tyre thonë që duan të transferohemi këtu, kaq bukur është.  Sa pastër është në krahasim me Romën, sa i sigurt është si qytet në krahasim me Romën, flas për kriminalitetin rrugëve natën, në qendër. Atje, unë nuk dal vetëm në mbrëmje e pashoqëruar, sepse është e rrezikshme të dalësh, duke qenë se bashkëjetojnë shumë etni edhe kriminaliteti ka arritur nivele shumë të larta. Aq më pëlqen Tirana e kohëve të fundit, sa po mendoj edhe që kur Evita të mbaroj këtë cikël studimesh, pse jo të transferoheshim këtu, jetohet shumë mirë tani, nuk është më ajo Tirana e një kohe. Keni bërë një punë fantastike të gjithë bashkë, si një skuadër" tregon Elsa Lila.

Më pas biseda mes të dyve, merr një tjetër kthesë. Nga arti dhe kujtimet e bukura, Elsa flet për arrestimin në Itali, vdekjen e nënës dhe endrrën e fundit.

"Ëndërroj që ndërkohë të jem arratisur nga Roma e të jem në natyrë, në një kasolle apo shtëpi fshati, e ndërkohë kam studiuar shumë dhe për erboristerisë, si të shërosh me bimët. Jam shumë e interesuar për këtë gjë e kam mësuar dhe se si është një shkencë që nuk mbaron kurrë, por jam duke e studiuar se si të shërohemi me natyrën.Kështu që, e shikoj si një kompleks midis tërheqjes nga qyteti, arratisjes drejt barokes dhe teatrove dhe ndërkohë për disa muaj të vitit, vizitë shtëpisë së planetit tonë, tokë, dhe mbledhjes me shkrim, pasi gjithmonë shkruaj mendimet, nuk flas për libër, por shkrime" 

Ora 09:44
‘Mendoj rikthimin këtu’/Elsa Lila: Tirana shumë më e pastër dhe e sigurt se Roma

 

Këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila prej vitesh ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Romë të Italisë, komentoi mes të tjerash edhe zhvillimin e Tiranës, të cilin e cilësoi një qytet shumë herë më të pastër dhe të sigurt se Roma.

“Unë vij, kam ardhur gjithë kohës në Tiranë. Thjesht nuk jam dukur. Kam ardhur me Evitën time çdo vit. Kryesisht Vitin e Ri e kaloj këtu, Pashkët i kaloj këtu. Në verë vij shpesh se Evita preferon ta kalojë verën në jugun e Shqipërisë. Kështu që unë e kam parë Tiranën të zhvillohet gradualisht, të pastrohet gradualisht, të evolojë gradualisht dhe kemi arritur në një moment fantastik, them ku unë vij me bandën time italiane dhe gjysma e tyre thonë që duan të transferohemi këtu, kaq bukur është.  Sa pastër është në krahasim me Romën, sa i sigurt është si qytet në krahasim me Romën, flas për kriminalitetin rrugëve natën, në qendër. Atje, unë nuk dal vetëm në mbrëmje e pashoqëruar, sepse është e rrezikshme të dalësh, duke qenë se bashkëjetojnë shumë etni edhe kriminaliteti ka arritur nivele shumë të larta. Aq më pëlqen Tirana e kohëve të fundit, sa po mendoj edhe që kur Evita të mbaroj këtë cikël studimesh, pse jo të transferoheshim këtu, jetohet shumë mirë tani, nuk është më ajo Tirana e një kohe. Keni bërë një punë fantastike të gjithë bashkë, si një skuadër”, tha Elsa Lila.

Ndwrsa Rama u shpreh se Tirana këtë vit ka njohur një bum turistik, me vizitorë nga e gjithë bota.

“Tani Tirana e ka arritur atë pikën ku shijohet shumë kur e viziton. Tirana për shembull këtë vit ka pasur një super bum turistik që nuk e ka patur përpara. Edhe kur filluan të vinin më shumë turistë në Shqipëri nuk është se fokusoheshin në Tiranë, por vinin kryesisht për të shkuar në vende të tjera. Këtë vit ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Unë për herë të parë ndoshta sepse ka qenë masive, nuk e kam vënë  re vitet e tjera, për herë të parë kam vënë re që në korrik, por sidomos në gusht, kur Tirana zakonisht ka qenë  vetëm e atyre që nuk ka patur mundësi, ose nuk kanë qenë në atë kohë të dëshiruar të shkojnë me pushime, ishte vetëm e atyre.  Në verë Tirana është bërë ndërkombëtare”, theksoi Rama.

Ora 09:12
Sikur yjësia ta kishte eliminuar momentin e mamasë sime! Pengu i Elsa Lilës! Kujton vrasjen e 1997: Vdekja saj nuk ishte e natyrshme

Nëse do të kthehej mbrapa dhe do kishe mundësi të ndikoje në atë çfarë yjet kanë shkruar për të, çfarë do të ndryshonte Elsa Lila?

Në podcastin me kryeministrin Edi Rama u shpreh:

"Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës. E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale." 

Elsa Lila humbi nënë në vitin 1997. Eva Vishaj u gjet e pajetë më 23 maj 1997 e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Ora 08:40
'Jeta dy javë në izolim pa dritare, pa pasqyrë e ku muret kishin emra, data e poezi! Elsa Lila kujton ditët në qeli pas arrestimit në Itali

Këngëtarja Elsa Lila kujton dy muajt e saj në qeli në Itali kur u arrestua pasi u akuzua si pjesëtare e një grupi të trafikut të drogës. e cilëson si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj. 

Në podcastin me kryeministrin Rama Elsa tregon.

"Dy muaj në burg dhe dy javë në izolim në një dhomë pa dritare pa pasqyrë. Ditët janë të gjata nuk mbarojnë kurrë. Nuk ke sensin e orës. Orientohesha me vaktet që servireshin. Nuk kishte as dritë dielli. Është një moment kufiri kur ti e di që je e pafajshme e do të dalësh që aty e kohën e shpenzon për të menduar spiritualisht për të arritur një shkallë më lart ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më.

Nuk kam ngrënë nuk kam pirë. Nuk kam fjetur në krevat. Kam qëndruar në karrige. U mundova dhe ta dua atë dhomë që të mos shqetësohesha shumë. Muret ishin me emra, data, poezi. Kishte shumë për të parë dhe fantazuar. Kishte shumë energji të lënë aty brenda. E përdora si mjet për meditim dhe jo mjet autoshkatërrimi"

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/11/2023 03:01

    E mbaj mend kur fitoi me /Pyes lotin/,kenga ishte shume e bukur dhe Elsa beri nje interpretim te shkelqyer.S.d.q.nuk eshte as e para as e fundit artiste qe eshte perballur me drejtesine.Ka nga ata qe jane shkaterruar komplet nga akuzat e denimet,ka qe jane bere edhe me te famshem,ka dhe perserites.Koha do t'a tregoje per Elsen,por nje shans i dyte i duhet dhene cdokujt.

    Përgjigju
  • Meri: 11/11/2023 12:18

    Ja,kush qëndroka mbrapa çmimit në festivalin e këngēs në RTSh.Nji K.Ministër që meret me gjëra të rëndomta,nuk mund të ndryshoj mentalitetn e mikmarrjes:

    Përgjigju
  • StopElsaLiles: 11/11/2023 11:36

    Se kuptoj se SI akoma vazhdojm te bejme perpjekje per te ringritur nje person te rrezuar ne nje emer me vlere per shqiperine.Elsa Lila nuk ka cfare jep me per kombin e saj pasi e perdhosi mire emrin e saj me veprimtari kriminale dhe mos beni sikur eshte e pafajshme.boll me duhet te largohet pergjithmone nga skena apo cdo veprimtari krijuese aq me teper te perfaqesoje Shqiperine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?