Sulmuesi i Borussia Dortmund Paco Alcacer

Sport
Top 24

Çmenduri në Bundesligë, Dortmundi përmbys në shtesë Augsburgun, tre gola Paco Alcacer (VIDEO)

6 Tetor 2018, 18:01| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 18:18

  • Share

Paco Alcacer është idhulli i ri i tifozëve të Borusias së Dormundit dhe sot ka bërë gjithçka për të merituar këtë vlerësim pasi ka shkëlqyer në ndeshjen e çmendur të fituar me një përmbysje të pabesueshme në shtesë ndaj Augsburg. Spanjolli i huazuar nga Barcelona gjatë verës shënon me ritme të jashtëzakonshme në këtë fillim kampionati dhe sot gjeti 3 herë rrjetën në suksesin 4-3, me një gol me goditje dënimi në shtesë! 

Ndeshja filloi me avantazhin e Augsburg me Finbogason dhe deri në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve të krijuara, asnjëra palë nuk gjeti dot rrjetën. Por pastaj filloi spektakli i Alkaser, i cili i dha barazimin të tijve. Përsëri miqtë gjetën rrjetën me Maks e përsëri Alkaser shënoi për të vendosur barazpeshën, më pas kishet kohë edhe për golin e Gëtce, në ndeshjen e tij të parë të sezonit, por Augsburgu barazoi me Gregoritsh, kur duheshin 3 minuta deri në përfundimin e takimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?