ITALI - Ajo që ndodhi pas vërshëllimës së fundit në takimin Cesena 1-0 Olbia, në ndeshjen e javës së 20-të të grupit B të Serisë C ishte absurde. Ndeshja u vendos nga goli i Corazza në minutën e 19-të, por përjetoi një fund të tensionuar, kur babai i Cristian Shpendit, sulmuesit të Cesenas dhe Kombëtares U-21 të Shqipërisë, hyri në fushë nga tribuna për të tentuar të sulmonte portierin sard Filippo Rinaldi.
Babai i sulmuesit mbërriti me vrap drejt qendrës së fushës, ku disa lojtarë dhe drejtues po bisedonin pas ndeshjes. Në atë moment ai bie në kontakt me Rinaldin dhe e godet me të djathtën në fytyrë. Agresori u ndal menjëherë nga Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit dhe anëtarë të tjerë të pankinës së Cesenas.
Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte dhënë një goditje të rëndë djalit të tij gjatë ndeshjes, me sulmuesin e Cesenas që u detyrua të largohej (minuta 85) për shkak të një dëmtimi të rëndë në vetull.
Mediat italiane raportojnë se presin raportin e arbitrit dhe verdiktin e gjyqtarit sportiv, por Cesena mund ta humbasë ndeshjen. E pabesushme ajo që bën prindi shqiptar në Itali, me Cristianin që është vëllai binjak i Stiven Shpendit që luan në Serie A me Empolin.
O toc mendo per te adhmen e femijeve..
PërgjigjuEh mor burrë. Turp per tu dhe per djalin qe te ka per babe! Le 20 e ça vite ne Itali, po ashtu I pagdhendur mbete. Turp Z. Shpendi. Mos ia prish t’ardhmen femijeve.
PërgjigjuGjynah qe portieri nuk arriti te reagoje or teeeejjjjj
PërgjigjuCfare idioti, ka turperuar femijen e vet.
PërgjigjuA ka ndonje reagim nga i biri?
PërgjigjuAhaha po ato flok tamam malok i para heres sone akoma dhe ne 2024ren
PërgjigjuE ka mbiemrin fiks!!
PërgjigjuDo e ndryshoje ne Shpellari