Në kualifikueset e Europa League përballja mes Ajaxit dhe Panathinaikos ka hyrë në librat e historisë.
Pas fitores së holandezëve 0-1 në Greqi, në Johan Crujf Arena, ishte Panathinaikos që ia doli me të njëjtin rezultat, duke e dërguar fillimisht përballjen në shtesë dhe më pas tek penalltitë. Aty ku ndodhte befasia më e madhe. Të dy skuadrat goditën në total 34 penallti, teksa Ajax gaboi 4 prej tyre dhe Panathinaikos 5, duke u eliminuar nga Europa League.
Në ‘play-off’ Ajaxi do përballët me polakët e Jagiellonas.
Komento