Ura në bypass-in e Fierit

'Çmenduri' në Fier, vjedhin elementet metalikë të urës për t'i shitur për skrap! Reagon ARRSH: Cenojnë sigurinë rrugore

3 Qershor 2022, 20:38| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 20:46

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në bypassin e Fierit ku disa persona kanë vjedhur elementet mealike te Urës për ti shitur për skrap.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë edhe njëherë apel qytetarëve që të reagojnë dhe të denoncojnë raste të tilla pasi cenojnë sigurinë rrugore.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për t'i shitur për skrap.

Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore.

Vetëm me ndihmën dhe përgjegjshmërinë e çdo qytetari të këtij vendi do të bëjmë të mundur që siguria rrugore, në çdo cep të vendit, të jetë në nivelet që duam duke minimizuar rastet e aksidenteve”, thuhet në deklareten e ARRSH.

Elementet metalike që mungojnë

E.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/06/2022 01:53

    Urat duhen te kene kamera ne te dyja anet dhe sipas gjatesise,nganjehere dhe ne mes,vlejne per te gjitha llojet e krimeve e shkeljeve qe te monitorohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?