Çmenduri në rrugë, shoferët me 150 km/h në autostradë, radari kap shkelësit në Tiranë-Elbasan! Gjobiten disa shoferë

29 Gusht, 13:14| Përditesimi: 29 Gusht, 13:41

  • Share

Me dhjetëra gjoba vendosi policia e Rrugores pas kontrolleve me radar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas pamjeve që radari ka kapur, disa automjete kapin shpejtësinë 150 km/h. 

‘Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju: Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor.’- njofton policia rrugore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 29/08/2024 17:22

    Qamet te zi paskan bere ne autostrade.Hade shikoni dhe regjistroni ne rrugen Adria ne hyrjes te Durresit,nga stacionit i trenit te Ura e Dajlanit( mbikalimi) .Cdo nate pas ores 22 .0 behet si piste garash me makinat e motore.Makina e motore pa' amortizatore zhurmen te skapamentos dhe zhurmen ne qiellShpejtesia? Pa' e ekzagjeruar 170 km ore.Vazhdon gara deri ne 1 pas mesnate.Dhe ...asnje parullen Police.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?