Bota

VIDEO/ Çmenduri në Turqi, estonezi Jaan Roose kalon Bosforin në një litar mbi 1 km të gjatë dhe 165 metra lartësi! Iu deshën 50 minuta të kapërcente kontinentet

21 Shtator, 09:31| Përditesimi: 21 Shtator, 09:36

  • Share

Stamboll- Sportisti estonez Jaan Roose është bërë personi i parë që ka bërë një kalim ndërkontinental në një litar të ngushtë dhe në 165 metra lartësi.

Pamjet e videos të shpërndara u bënë shumë shpejt virale në rrjete dhe në media.

32-vjeçari kaloi Bosforin në Stamboll, duke filluar nga ana aziatike e ngushticës dhe duke mbyllur kalimin e tij në anën evropiane, teksa ka ecur në një litar të posaçëm, pak më shumë se një kilometër të gjatë, saktësisht 1,074 metra, i cili lidhte dy polet e urës së famshme, shkruan “La Repubblica”.

Dhe iu deshën pak më pak se 50 minuta për të përfunduar kalimin.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?