‘Çmenduri’, Rita Ora dhe partneri lahen në kuba akulli

20 Gusht 2023, 17:20
  • Share

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ndodhet për pushime në Ibiza bashkë me partnerin e saj Taika Waititi. Rita na ka treguar pak nga eksperienca e saj e pushimeve, ku një ‘banjo me kupa akulli’ ka tërhequr vëmendjen e fansave por edhe të mediave rozë.

Ajo ka ndarë disa foto dhe rrëfen përvojën e saj të krioterapisë, një metodë e holandezit Wim Hof, e cila thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore, për shembull për të forcuar imunitetin, për të përshpejtuar metabolizmin, për të reduktuar inflamacionin, për të lehtësuar dhimbjet e muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.

Rita konsideron këtë eksperiencë si çmenduri dhe e quan ekspertin holandes Wim Hof, si një njeri të ëmbël.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?