Çmenduria e tifozëve të Lazios në përplasjen e tyre me mbrojtësin e kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj ka kaluar kufijtë e sporti dhe ka arritur deri në politikën ndërkombëtare.
Edhe presidenti I Parlamentit Europian, David Sassoli i ka dalë Hysajt, 'faji' i vetëm i të cilit është se këndoi një këngë.
“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit.
Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, ka deklaruar David Sassoli.
Kujtojmë se Ultrasit e Lazios janë pro fashizmit dhe nuk e kanë përtypur dot faktin që këndoi këngën “Bella Ciao” pak ditë më parë në grumbullimin me skuadrën. Kënga 'Bella Ciao" konsiderohet si një 'himn' i famshëm i të majtës italiane pasi është një këngë partizani e luftës së II Botërore. Duket se Hysaj e njeh këngën edhe nga fakti se ka marrë së fundmi një famë prej serialit spanjoll 'Casa del Papel'.
Lajmi kryesor:
Vetëm se këndoi 'Bella Ciao'/ Tifozët e Lazios kërcënojnë Hysajn: Je si krimb, ne jemi fashistë! Klubi i del në mbrojtje lojtarit, reagon edhe kreu i Parlamentit Europian
K.T./ReportTv.al