Eduart Grishaj

Çmenduria për finalen e Big Brother VIP, 1000 euro bileta! Regjisori: Do jenë 150 fatlumë! Paketa ‘all inclusive’, ka për të pirë e për të ngrënë

3 Maj 2023, 11:54| Përditesimi: 3 Maj 2023, 12:00

  • Share

Bileta për të parë finalen e madhe të Big Brother VIP kap çmimin marramendës deri në 1000 euro. Këtë e ka konfirmuar vetë regjisori Eduart Grishaj në një intervistë për ‘Big Brother Fun Club’ duke hedhur poshtë pretendimin se janë shitur 500 bileta. Ai sqaroi se kanë nxjerrë vetëm 150 bileta në shitje dhe i konsideron fatlumë ata që do të jenë të pranishëm në finalen e 6 majit.

“Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave 1000 euro. Do jenë 150 vende për ata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, por do jenë edhe pjesë e shtëpisë, do i takojnë nga afër njerëzit që kanë jetuar me ta me muaj. Pra është një biletë e veçantë që besoj se nuk do e harrojnë kurrë në jetën e tyre. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë.”- tha regjisori.

Po ashtu, Grishaj u shpreh se e kishin menduar që të organizonin finalen në stadiumin ‘Air Albania’ por u tërhoqën dhe do e bëjnë në ambientin pranë shtëpisë së famshme.

“Ishte mundësia për të bërë stadiumin por duke qenë se kemi disa ministadiume tek studiot tona, thamë pse të mos e bëjmë te shtëpia jonë. Kështu që jo”, tha Grishaj.

Një prej surprizave që i është zbuluar publikut është celebrimi i Kiara Titos me Luiz Ejllin që do të ndodhë në një transmetim live.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edmond( koder rreshen): 04/05/2023 08:18

    Ka per te pir dhe per te ngren !!! Secili Komb e shijon momentin ne baze te trashegimis kulturore,per te par nje moment te paharrueshem,kurse ne Shqiptaret ne munges te kesaj trashegimie autoktone,sepse ne kemi marr nga te tjeret nga mungesa e pa aftesis per te krijuar dhe prodhuar,kulmin e kenaqesis e shprehim tek apetiti : -He mo si shkoj dasma, a i pati lezet Qiftit ? Vallahi pati kallabllik e nuk arrita me e pa Qiftin,po per me hanger,falim`ners Zotit,se e kishte ba deri ne gju,teproj aq shum,sa qe gruja ka mush qanten dhe ka marr me veti per te shpija .

    Përgjigju
  • Bledi: 03/05/2023 13:34

    Me mire me ja dhanë ato 150mij euro Henri Çulit se ja gjen vendin, ka champions legue javën tjetër.

    Përgjigju
    • Vini012: 03/05/2023 15:00

      Duhet me i nda se ka dhe champions league per luizin.

  • Cmirushat: 03/05/2023 13:26

    Sjane te gjithe me asistence sociale mos na hapni barkun me keto populizma te dashur komentues, njeri me zor nuk ta shet bileten. Po ke mundesi e blen, po ske e shikon nga shpia.

    Përgjigju
    • @Cmirushat: 03/05/2023 23:10

      Po ik o kokra e ribqirit/es qe na tregon asistencen une qe po te shkruaj kam rrogen mujore aq sa ti nuk i fiton dot ne vit,koncepti eshte qe 1000 euro per nivelin e skamjes qe ka ne shqiperi jane tmerrsisht shume per te par nje tufe halabakesh !!!

  • Ha pi dhit e ik...: 03/05/2023 12:52

    Ka për të ngrënë për të pirë e për të dhjerë...

    Përgjigju
  • [email protected]: 03/05/2023 12:47

    1000€ bilete esht e barabarte me 2 vjet ndihme socjale bravo ????

    Përgjigju
  • XHA JAHO: 03/05/2023 12:11

    Ka per te pire dhe per te ngrene thote kollovari. Po normal se shqiptaret te buka kane arrite me mendu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?