Sociale

‘Çmendurisë’ së çmimeve nuk i shpëton as Fieri! Një shtëpi me qira shkon 30 mijë lek/muaj! Qytetari: Po jetojmë dy kurorë në një çati

11 Qershor, 14:55| Përditesimi: 11 Qershor, 16:40

  • Share

Në qytetin e Fierit, çmimet e qirave të apartamenteve kanë vijuar trendin e rritjes gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në pesëvjeçarin e fundit është shënuar një rritje me mbi 40%, duke bërë që dhe ne periferi qirate te shkojne nga15 deri në 18 mijë lekë në muaj.

Në lagjet më të kërkuara si “Kastriot”, “15 Tetori”, “1 Maji” dhe “Apolonia”, qiratë mujore shkojne nga 25 mijë deri në 30 mijë lekë ne muaj. Kjo ka ardhur si pasoje e shpërnguljes së banoreve te zonave rurale drejt qytetit dhe akomodimi i stafeve te  huajve qe punojne për panelet fotovoltaike në Seman dhe Darëzezë.

Arta Progonati, agjente imobiliare shrepehet se: “Rritja e qirave ka ardhur për një sërë arsyesh. Pas pandemisë, shumë të moshuar janë shpërngulur në qytet për të qenë më pranë spitaleve. Po ashtu, nxënës të shkollave rurale janë vendosur pranë shkollave në qytet, dhe një ndikim i madh ka ardhur nga stafet e huaja të angazhuara në projektet me panele diellore në zonat e Semanit dhe Darëzezës.”

Fieri nuk ka një treg të strukturuar dhe çmimet shpesh përcaktohen në mënyrë arbitrare.

Emiron Cane, agjent imobiliar tha se “nuk ekziston një balancë reale sipas zonave. Edhe pallatet e vjetra po preferohen nga qiramarrësit, sepse opsionet janë të kufizuara dhe çmimet nuk janë të kontrolluara.”

Një tjetër prirje është rritja e kërkesës për qira afatshkurtra, sidomos gjatë verës. Kjo ka bërë që shumë prona të nxirren në AIRBNB duke reduktuar ofertën për vendasit.

“Ne jemi dy kurorë në një çati, nuk marrim dot apartament me qira se kanë shkuar 30 mijë lek ne muaj. Eshtë e papërballueshme!”, tha një qytetar.

Përtej nevojës për strehim, qiratë në Fier po shihen gjithnjë e më shumë edhe si  formë investimi. Shumë pronarë kanë kthyer apartamentet në burim të ardhurash të qëndrueshme. Per qirate ditore, kryesisht jane te interesuar te huajt qe mberrijne ne Fier për turizmin shendetësor.

Në mungesë të një ndërhyrjeje institucionale për të rregulluar dhe kontrolluar tregun, qyteti i Fierit po përballet me një rritje të qirave që jo vetëm rrezikon të përjashtojë shtresat më të pambrojtura, por po ndryshon dhe mënyrën sesi qytetarët dhe investitorët e shohin pasurinë e paluajtshme.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?