Fshati Gjoricë është i njohur për prodhimtari të lartë në bujqësi e pemtari. Aktualisht fermerët po vjelin mollët pas një pune të mundimshme dhe me shumë shpenzime, sidomos për spërkatjen.
‘Mua më kanë shkuar shpenzimet 450 mijë lekë deri në këtë moment. Duhet të marr pleh kimik në shkurt, sapo të vijë koha ne e mbjellim kot’- tha Zenel Mera, fermer.
‘Kjo molla që ta dish ti do shumë punë. Do spërkatje, duhet krasitje, do vaditje, plehrim, do punim’.- tha Jeton Miftari.
Të zhgënjyer, ata thanë se në treg produkti tërhiqet nga tregtarët e shumicës me çmim tejet të ulët, 20-deri në 30 lek për kg.
‘Mund të kemi dei në 3 deri në 4 dynym pa vjelë sot. S’ka treg fare. Jo më larg se pardje në Klos, nuk na u shit molla. E dhamë me 200 lekë të vjetra nuk na e mori askush.’- u shpreh Miftari.
‘Me këto shpenzime që kemi ne dhe të arrish të shesësh mollën edhe prap me 30 lekë prapë me shumë vështirësi, nuk e dimë se si do shkoj kjo punë.’- tha fermeri Mera.
Si në Gjoricë apo Shupencë dhe fshatra të tjerë të Dibrës, njohur për këtë kulturë bujqësore, mungesa e tregut është shqetësimi kryesor. Fermerët thanë se nuk kanë përfituar subvecione, ndaj kostoja e prodhimit është më e lartë se sa fitimet.
‘Kur ta marrësh atë prodhim. Vetëm helm (ilaç) ka shkuar 1 milion lekë', thotë fermeri.
'Është për t’ia vënë s’patën të gjithë prodhimit. Na thanë investim, investim po nuk morëm as subvencion dhe asnjë gjë', shprehet fermeri Zenel Mera.
Po ju te gjithe fermeret shqiptare mbureni per prodhime organike-//bio//,tani thoni qe perdorkeni sperkatje me pleh kimik?!Prodhimet organike,//bio// duhet te kene vetem pleh organik,nga kafshet dhe gjethet e mbetje te tjera organike.Kesaj i thone mashtrim i konsumatorit.Para disa kohesh //Barilla// u hodh ne gjyq ne U.S vetem pse u zbulua qe ndersa ne reklama e quanin /marka nr-1 e Italise/,doli qe nuk prodhohej ne Itali,por ne U.S.Akuza bazohej ne faktin qe lane konsumatorin te besonin se ishte prodhim italian.Duket qe dhe fermeret tane nje dite do te pergjigjen penalisht per mashtrim te konsumatorit per sa //bio//jane me te vertete prodhimet e tyre.Sa per cmimin,molla tani eshte ne pikun e sezonit,ne gjithe boten i bie cmimi.Tek ne po shitet nga 99 cent-1,99 $/lb.Cmimi i molles rritet ne vere,por per fat te keq fermeret shqiptare nuk i dine keto sekrete te tregetise qe i perdor gjithe bota.S.d.q,mund t'a perpunoni,nuk ka pse kalbet.Mund te beni komposto,recel,pure molle,leng,musht,cider,raki,kalvados,etj.
PërgjigjuFermeri eshte sipermarres, duhet t’i beje te gjitha: prodhimin, shitjet/marketing-un, financimin, burimet njerezore dhe lobimin ne shtet. Keta kane mbetur me mendesi argati. Thone u rropatem duke prodhuar, te na i garantoje shteti gjerat e tjera. Jo mor zoteri, nuk funksionon ashtu bota. Tre zgjidhje ke: ose krijo kooperative me fqinjet, ose blija token fqinjeve ose shitja token fqinjeve. Nuk zhvillohet bujqesia me rripa toke dhe me njerez analfabete. Duhen krijuar ferma te medha ku te kete ndarje pune/specializim.
PërgjigjuO Mahir,po aty e patet kryeministrin qe ngrit dolline me uje....pse nuk ja perplasjet ne fytyre por bete folklore me sofren dibrane si ne kohen e qoftlargu.....
Përgjigju