Çmim marramendës, topi i 'Dorës së Zotit' del në ankand

13 Tetor 2022, 16:53| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 17:02

  • Share

Diego Armando Maradona në Botërorin Meksikë 1986 i shënoi Anglisë duke prekur topin me dorë. Arbitrat e takimit që përfundoi 2-1 me Argjentinën nuk ia dolën të shihnin faullin, me golin që ka hyrë në historinë e Botëroreve si më i rëndësishmi, për mënyrën e ekzekutimit. I quajtur si "Dora e Zotit", Diego Maradona ka qenë gjithmonë në vëmendje për këtë realizim.

Tanimë gjyqtari i ndeshjes së 1986, Ali Bin Nasser ka vendosur të nxjerrë në ankand topin. "Ka ardhur koha dhe në momentin e duhur topi do dalë në ankand për të gjithë ata që e duan", citohet nga mediet angleze ish-arbitri. Besohet se vlera fillestare e ankandit do jetë mbi 3 milionë euro.

Fanella me të cilën Maradona luajti në atë ndeshje, disa muaj më parë u nxor në ankand nga ish-lojtari i Anglisë, Steve Hoge. 6 milionë euro u shit fanella e Maradonës e shkëmbyer me ish-lojtarin e Anglisë. Tanimë është radha që topi i ndeshjes i dorëzuar në fundin e 90 minutave te arbitri Bin Nasser të dalë në ankand, me Maradonën që vijon të jetë një legjendë paçka se në 25 nëntorin e 2020 ndërroi jetë. Kujtojmë se goli me dorë dhe fitorja në gjysmëfinale me Anglinë, i hapi rrugën Argjentinës që të fitonte Botërorin e Meksikës në 1986, në finalen e fituar 3-2 me Gjermaninë Perëndimore.

Topi që pritet të dalë në ankand

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?