Çmim nën kosto, fermerët e Devollit presin pemët e mollëve e prodhimin e hedhin në kanal! Fermerët: Do i djeg për dru zjarri

27 Shkurt 2023, 21:32| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 21:52

  • Share

Kanalet kulluese e lumenjtë në Devoll janë të tej mbushura me mollë të kalbura. Një prodhim kolosal i shkuar dëm për shkak të mungesës së tregut. Në këto kushtet fermerët janë të detyruar jo vetëm të hedhin frutin por edhe të presin pemët.

Ata thanë se çmimi i shumicës nga 10 deri në 30 lek për kg është pa leverdi, pasi kostoja për prodhimin e magazinim e mollëve është disa herë më e lartë.

“Situata është dramatike këtu e kudo. Kush do ti hajë këto mollë. Rinia iku, pleqtë kanë mbetur këtu. Tregu jashtë është bllokuar”, tha një banor.

'Vijnë të marrin dhe çmimet janë të ulëta, 30 lekë. I marrin për lëngje”, tregoi një tjetër.

“Ato që i mblodhën i shitën me 30 lekë, i marrin për lëngje nga Maqedonia”, u shpreh një tjetër.

Në zonën e Devollit prodhimi i mollëve varion nga 35 - 60 ton në vit, dhe vetëm 12 mijë ton mund të magazinohen në magazinat frigoriferike.

“Unë i shkula dhe po i djeg për dru zjarri”, u shpreh një nga banorët.

“Kam prerë më shumë se gjysmat”, tha një tjetër.

Varietetet më kryesore të mollëve janë mollët Iderate, gold dhe starkinde dhe sipërfaqja e kultivuar në Devoll është 1100 hektarë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/02/2023 02:32

    CNN para disa ditesh njoftoi se Britania do te kete mungesa te medha ne molle e dardha.Shpejtoni korcare te beni kontrata dhe te eksportoni ne tregun britanik,qe ka dhe nje te mire me vete,eshte i pavarur nga rregullat e BE,mos e hidhni prodhimin kot dhe mos i prisni drufrutoret!

    Përgjigju
    • Loni: 01/03/2023 13:32

      Po me Iris Po Cnn e ke idene per bilishtin apo e ke me te degjuar. Fshatari eshte I keq e hedh edhe ty nuk ta shet. E di pse sepse I ngulitet ne tru cmimi edhe nuk I shet nen kosto. Jan injorante edhe nuk e kan idene e marketingut edhe shitjes Jan skllever pune din ta bejne por nuk din ta shesin prandaj Jan katandisur ashtu edhe I hedhin. Se duan me I shitur mbi treg se I shet nje komshi I pari edhe bazohem ato tek cmimi atij. E kuptove e dashur edhe ska lidhje gje tjeter qe kalben e prishen. Edhe harroje cnn eshte bote n dimension paralel. Ai I pret per Dru zjarri ehuuuu...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?