Çmim tavan për qiratë e shtëpive? Agjentja imobilare në Report Tv: Do rriste informalitetin! Ceko: Të rregullohet me ligj marrëdhënia qiramarrës-qiradhënës

6 Shtator 2023, 14:49| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 16:09

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka hedhur idenë e vendosjes së një çmimi tavan për qiratë e banesave në Tiranë, të cilat kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit. Kjo ishte edhe temë diskutimi në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv. Ndalu në rritjen e çmimeve, agjentja imobilare Ilda Zaloshnja tha se shkak është bërë edhe kërkesa e madhe, por edhe rritja e vlerës së pronës çka ka reflektuar në rritjen e çmimit të qirave.

“Çmimet janë reflektim i rritjes së çmimeve të shitjes. Nëse e blinit me 500 euro dikur një pronë, sot me 800 euro. Kjo sjell edhe rritjen e qirave. Është rritur cilësia e ndërtimit, banesave, vjen që nga kostoja e rritur. Qira përcaktohet nga cilësia e njësisë. Një apartament i mobiluar jepet me çmim shumë më të lartë”, tha Zaloshnja.

Për gazetaren Besmira Palushaj, agjentja thotë propozimi i Braçes është i paaplikueshëm. Sipas saj, një nismë e tillë do të rriste informalitetin, ndërsa thotë se nuk mund të vendoset një çmim tavan pasi bëhet fjalë për pronë private.

"Më duket jo i aplikueshëm në vendin tonë. Nuk mund të ndodhë, se është pronë private. Sipas kërkesës përcaktohet edhe oferta në treg, do kishte më shumë informalitet”, vijoi Zaloshnja.

Nga ana tjetër eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, vlerëson propozimin e hedhur nga Braçe, por thotë se fillimisht duhet të përcaktohet me ligj marrëdhënia mes qiramarrësit dhe qiradhënësit

“Duhet parë diçka tjetër edhe më e rëndësishme në çështjen e qirave. Kur flasim për vendosjen e një rregulli për kontrollin apo stabilizimin e qirasë duhet të marrim parasysh që në radhë të parë duhet të përcaktojmë më ligj se cilat janë marrëdhënia mes qiramarrësit dhe qiradhënësit se në Shqipëri mungon kontrolli i dëbimit. Duhet përcaktuar a është  e mundur që të rritet qiraja për një periudhë të caktuar kohor, psh 1 herë në 6 muaj rishikohet. Brenda vitit nëse qiramarrësi largohet do e mbash me të njëjtin çmim apo do ja rrisësh. Këto gjëra i përcakton rregullorja”, tha Cenko për Report Tv.

Ndërkohë, gazetarja Fjorda Llukmani nga Austria shpejgoi se ky shtet ka vendosor një tavan sa i takon banesave sociale, që rritja e çmimit të tyre për 3 vite mos ta kalojë vlerën 5%.

“Është vetëm për banesat sociale. Këtu ka qenë gjithmonë një çmim tavan kryesisht për banesat e vjetra. Pallati ku jetoj unë është ndërtuar në 1943 dhe quhen relativisht të vjetra. Për ndërtesa të tilla nuk lejohet të kalohet një farë çmimi tavan”, u shpreh ajo.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/09/2023 03:34

    Ketu ku jetoj une dikur qirate i kishin me tavan,pastaj gjate viteve 90'i hodhen ne referendum shteteror,pra jo federal dhe rezultati doli pro ngritjes se qirave.Tani qe jetesa eshte bere super e shtrenjte,jane penduar te gjithe me perjashtim te qiradhenesve.Tani dhe shtetit i kane dale probleme,qirate e larta dhe cmimet e shtepive e normat e interesit akoma me te larta ,i kane futur njerezit ne nje morse shternguese.Jane shtuar te pastrehet qe flene rrugeve,por dhe ata qe varen nga shteti per pagesa e ndihma te ndryshme ekonomike-financiare.Tani autoritetet po perpiqen te zbusin krizen duke ndertuar/adaptuar me shume banesa sociale.Po nuk ju vu fre matrapazeve te qirave dhe Shqiperia kete fat do te kete.

    Përgjigju
  • Eri: 06/09/2023 17:44

    Cmimet tavan jane shenja te nje ekonomie qe eshte ne grahmat e fundit. Politikat ekonomike majtiste funksionojne aq mire sa nje site funksionon per te mbajtur uje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?