Çifti i reperëve Mozzik dhe Loredana Zefi u kthyen në qendër të vëmendjes pas akuzave të forta për zhvatje.
Loredana u akuzua nga një çift zviceran, pasi në bashkëpunim me vëllain e saj kishte zhvatur një milion franga zvicerane. Ndërkohë partneri i saj ka treguar se do të gjendet afër saj në këtë situatë të vështirë. Loredana nuk e mohoi se i ka marrë këto para, por ato janë dhënë nga çifti me dëshirë. Ndërkohë bie në sy jeta e tyre prej pasanikësh.
Shpeshherë në videoklipe Mozzik e kemi parë me veshje origjinale e të shtrenjta, të veshur me brendet Gucci e Louis Vuitton.
Përveç klipeve, edhe në jetën e përditshme ai është i rrethuar nga luksi. Madje edhe vajza e tij, Hana, e cila edhe pse e vogël, vishet me rroba të firmave më të njohura. Përjashtim nuk bën as Loredana e cila kurrësesi nuk mban veshur veshje të lira.
Shikoni sa kanë kushtuar disa prej veshjeve të tyre.
Ora e Mozzik e Rolex kushton plot 31.900 Euro, syzet 490 Euro dhe kapelja 270 Euro, Xhaketa1.550 Euro dhe këpucët 1.490 Euro. Ndërsa vetëm një pallto e Loredanës ka kushtuar 1.990 Euro. Aspak lirë apo jo.
Komente
