Edhe pse 3 ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, shumë qytetarë nuk i kanë përgatitur ende dhuratat për të dashurit.
"Keni bërë dhurata për këtë vit?
Jo
Keni marrë ndonjë gjë të veçantë?”
"Po"
"Po presim"
"Kam çunin dhe veç atij i bëj, i kam marrë një dron", thanë disa nga qytetarët.
Ndonëse me të ardhura të pakëta, blerësit më fanatikë duket se janë pensionistët. Bonusin e fundvitit, ata e kanë shpenzuar për nipër e mbesa.
"Jemi munduar, si pensionistë që jemi kemi bërë dhurata. 10 nipër e mbesa të gjithëve do jua japim nga një dhuratë. Po është bërë pak e vështirë tani, ka rënë leku", tha një pensionistë.
Një pjesë e dyqaneve janë bosh, ndërsa shitësit përballen me kërkesat për ulje çmimi.
"Blejnë më shumë për të tjerët. Ka nga të gjithë, ka edhe që i marrin siç janë por ka edhe nga ata që kërkojnë ulje çmimi, bëjnë pazare. Çmimet u duken pak të kripura por i marrin", tha një shitëse.
2021 është drejt ikjes ndërsa edhe ky fundvit do t’i gjejë shumicën e shqiptarëve në vatrat familjare. Pavarësisht heqjes së orës policore për qytetarët, të vetmet ambiente që do të qëndrojnë hapur, janë shtëpizat e ngritura në sheshin Skënderbej për festat e fundvitit.
Pse nuk flet njeri per rroge te 13 dhe shperblime per fund-viti
PërgjigjuMami im ne 15 vitet e fundit ne bashki (qe eshte shtet dmth) ska mar as shperblim as rroge te 13 ASGJE qe e kan ne kontrate pune. vec ca kompanive private tjerat ehe, ktu ke kompani akoma nuk deklarojne pagen e plot. cti besh gjynah mjere ky popull e habiten pastaj pse largohen. ktu dhe me 1mil ne muaj sa mezi ja del se kan vajt cmimet 350€ qeraja ne tirane futja kot dmth.