Cmimet

Çmimet 'At Zef Pllumi', për këtë vit përzgjidhen Andreas Dushi, Eleni Laperi e Xhahid Bushati

24 Shkurt 2023, 20:21| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 21:00

  • Share

U ndanë sot Çmimet 'At Zef Pllumi" për këtë vit, me pjesëmarrjen e personaliteteve të letrave, përfaqësues të pushtetit lokal  të Bashkisë Lezhë dhe dashamirës të librit.  Nga 27 vepra në garë, në gjinininë e prozës, publicistikës e memuaristikës, juria, e kryesyar nga Flutura Açka (si dhe anëtarë Tonin Çobanin e Arben Prendin) u shpallën fitues:
Në prozë/roman:
-Andreas Dushi me çmimin "At Zef Pllumi" me romanin " Në besë të tatuazhit tënd"
-Majlinda Bregasi u vlerësua me Çmim Nderi për romanin "Stina e pestë"
-Gjergj Jozef Kola me Çmim të Karrierës për romanin "Treni në fillim të botës "
Në Publicistikë: 
-Eleni Laperi me librin studimor "Kolë Idromeno  themeluesi i artit shqiptar" u vlerësua me "Çmimi At Zef Pllumi 2023"
-Bedri Blloshmi u vlerësua me librin "Dosja formulare 2/A nr 1954 për të dënuarin" me Çmim Nderi për publicistikën
- Qerim Vrioni me "Shqetësime qytetare" (Çmim Karriere në publicistikë ) 
Memuaristikë:
-Xhahid Bushati  me librin "Fredi"- Çmimi At Zef Pllumi 2023
-Fatbardha Saraçi me "Përndjekja e Hajrije Mulletit" ( Çmimi i Nderit për memuaristikë)
- Mark Aliaj me "Kodra e Guxhave"( Çmimi i Karrierës për memuaristikë)

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?