Mbrëmë në Londër u mbajt ceremonia e çmimeve “BAFTA 2023”, një ndër eventet më të rëndësishëm të industrisë britanike dhe asaj ndërkombëtare të filmit.
Në Royal Festival Hall tapeti i kuq ishte i mbushur me yjet që kishin mbanin veshur krijime të emrave më në zë të modës, për të festuar arritjet e tyre.
Ceremonia, e organizuar nga Alison Hammond dhe Richard E. Grant, u ndoq nga Princi dhe Princesha e Uellsit.
Çmimet u shpallën për kategori të ndryshme, duke përfshirë filmin më të mirë “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë, aktoren më të mirë dhe shumë më tepër.
Në event spikati aktorja Cate Blanchet dhe Austin Butler.
Kate Middleton ka shkëlqyer në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA. Ajo u shfaq me një fustan të bardhë dhe nëse ju duket si i njohur, keni të drejtë!
Me një model pothuajse identik, Kate e ka veshur në një event në 2019, po kësaj here i bashkangjiti dhe doreza të zeza të gjata. Mirëpo, të gjithë vëmendjen e morën vëthët e saj, që kanë kushtuar vetëm 18 paund.