Bota

Çmimet e gazit natyror në Europë arrijnë nivele rekord, rritje deri në 400%! Situatë shqetësuese sidomos për familjet e varfra

2 Tetor 2021, 16:13| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 16:14

  • Share

Në të gjithë Europën çmimet e gazit natyror kanë shkuar në nivele të pa hasura më parë. Për shumë arsye të ndikuara nga pandemia por edhe për shkak të rënies së furnizimeve me gaz nga Rusia ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Kjo situatë ka ngjallur shqetësime tek konsumatorët, sidomos te shtresat më të varfra. Një rritje çmimesh është vënë re edhe në SHBA e Azi ndërsa ekonomia globale po përpiqet të  rimëkëmbet nga pandemia.

Europa po përpiqet të sigurojë gaz dhe qymyr të mjaftueshëm para sezonit të dimrit ndërsa kjo rritje çmimesh do reflektohet në faturat e shtrenjta të konsumatorëve.

Më 1 tetor, çmimi i gazit për nëntor, në qendrën holandeze TTF, një pikë referimi në Evropë, ka arritur maksimumin e të gjitha kohërave prej 97.73 euro megavat për orë (MWh). Kjo shifër përbën rritje prej 400 për qind këtë vit.

Në shumë vende për shkak të kësaj rritje të paprecedentë, shumë qeveri po përgatisin paketa mbështetjeje financiare për shtresat në nevojë që nuk e përballojnë dot këtë rritje.  

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 03/10/2021 20:44

    Europa tani te nxjerre Navalnin nga burgu ta vere ne pushtet ne Rusi se me Putinin ska gje ne vije.

    Përgjigju
  • Lui: 02/10/2021 16:32

    Ta mbaje mire me Rusine Europa tani.. Ne vend qe gjithe keto vite te kishte investuar ne vende jashte Rusise per te realizuar sa me shume e sa me shpejt projekte gazsjellesi sic ishte TAP, Europa rri e merret me Serbine dhe Rusine duke i bere fresk. Tani le te mbajne dhe cmimet sipas qejfit te Rusise.

    Përgjigju
    • Gjergji: 04/10/2021 14:19

      Po europa është patate krejt, por problemi është se populli ëshyl ai që e paguar gjithmonë më fund se ato vet janë m'rregull.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?