Ceremonia e çmimeve Grammy 2021 është shtyrë, për shkak të COVID-19 dhe rritjes së rasteve të infektimeve.
Përmes një postimi në twitter Akademia e Regjistrimit ka njoftuar se ceremonia nuk do të zhvillohet më 31 janar, siç ishte planifikuar më parë, por do të shtyhet më 14 mars.
Në ceremonia e ndarjes së çmimeve zhvillohet në Staples Center në Los Anxhelos, i cili do të ishte dhe vendi që do të zhvillohej dhe këtë vit. Zona e Los Angeles, megjithatë, po përjeton një rritje të konsiderueshme të infeksioneve COVID-19.
“Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e të gjithë njerëzve në komunitetin tonë muzikor dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur në prodhimin e shfaqjes”, tha në një deklaratë Akademia e Regjistrimit, qe drejton Grammy-t.
Ky vit është i 36 për çmimet Grammy.
Edhe ceremoni të tjera të mëdha, përfshirë Oscars, Golden Globes dhe Brit Awards janë shtyrë.
After thoughtful conversations with health experts, our host and artists scheduled to appear, we are rescheduling the 63rd #GRAMMYs to be broadcast Sunday, March 14, 2021.
— Recording Academy / GRAMMYs (@RecordingAcad) January 5, 2021
More details: https://t.co/JyrHZ7JpQi pic.twitter.com/MoZLLoEEgx