Pas cermonise se cmimeve

Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019, "Diktatori në kryq" i Mira Meksit, vlerësohet si “Romani më i mirë”

21 Dhjetor 2020, 16:18| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 16:31

  • Share

Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit kanë ndarë Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019. Juria e kryesuar nga Natasha Lako, përbëhej edhe nga anëtarët: Lindita Arapi, Sadik Bejko, Thoma Jançe dhe Ermir Nika.

Romani më i mirë 2019, "Diktatori në kryq", Mira Meksi

Motivacioni: “Për krijimin e vlerave dhe risive origjinale në prozën romanore shqipe, ku ndërthuren mjeshtërisht motivet e një historie besimi në trajektoren e një epoke politike, atmosferën dhe prirjen për rikthim në realitetin që tashmë nuk i përket më”.

Në garë për romanin ishin:1-Luan Starova, “Emigrimi i ngjalave” – Poeteka; 2-Mira Meksi, “Diktat ori në Kryq” – Onufri, 3-Ylljet Aliçka, “Metamorfoza e një kryeqyteti” – Onufri; 4-Preç Zogaj, “Anjeza nuk u zgjua” – Uetpress dhe 5-Bashkim Shehu, “Triptiku i magjistarëve” – Toena

Përkthimi më i mirë 2019, "Iliada", Llambro Ruci

Motivacioni: “Për prurjen në shqip të një pasurie të madhe gjuhësore, një larmie strukturash poetike, të vargut, të figurës dhe duke i qëndruar besnik narrativës së një mjeshtri si Homeri”.

Në garë ishin: 1-Homerus “Iliada”, Llambro Ruci – Toena; 2-“100 vjet vetmi”, Gabriel Garcia Marquez / Mira Meksi – Onufri; 3-Jorgos Seferis, Romeo Çollaku, Alket Çani – Pika pa sipërfaqe;

4-Marina Cvetajeva “Tetori në vagon”, Korab Hoxha – Aleph dhe 5-Han Kang; Vegjetariania / Bujar Hudhri – Onufri

Vepra studimore më e mirë 2019, "Arbërishtja në rrjedhë të shekujve", Matteo Mandala

Motivacioni: “Një studim që na shfaq një tablo të qartë të prirjeve të albanologjisë së sotme arbëreshe nëpërmjet analizës së Fjalorit të Da Leçe-s, dhe ku arrihet në zbulimin e kuptimeve të zhdukura dhe rindërtimit të strukturave kuptimore të fjalëve dhe zhvillimit të brendshëm të etnonimit të shqiptarëve”. 

Në garë ishin: 1- Matteo Mandalà, “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve” ; 2- Petrit Palushi, “Kukësi në 79 ditë : pranverë 1999”; 3- Ardian Vehbiu - "Gjuha e thyer, gjuha që thyen"; 4- Tonin Çobani, “Tri ese : Shqiptari i refuzuar si shqiptar. Dimensioni kulturor i Kanunit. Mitologjia në Lahutë”   dhe 5- Pirro Prifti, “Kombi shqiptar: univers historik dhe fetar”

Përmbledhje me tregime më e mirë 2019, "Mikrobus", Romeo Çollaku

Motivacioni: “Për sjelljen e një proze me një gjuhë të çlirët e të nuancuar në ngjyra, e cila vihet në shërbim të emocionit që përcjellin tekstet e tregimeve të tij me situatat dhe personazhet e përshkruara me gjallëri”. 

Në garë ishin: Agron Tufa, “Kur këndonin gjelat e tretë” – Onufri; Ana Kove, “Kambanat e së Dielës” – Toena; Dhimitër Anagnosti, “Ulliri, Pema e dhimbjes” – Toena; Romeo Çollaku, “Mikrobus dhe tregime të tjerë” – Zenit Editions dhe Majlinda Rama Nana, “Arzoe” – Agora

 Vëllimi poetik më i mirë 2019, "Shtjellë reje, shtjellë zjarri", Alisa Velaj

Motivacioni: Libri sjell vlerë në poezinë bashkëkohore shqipe nëpërmjet frymës ekzistenciale, imazheve dhe meditimit që mbartet midis vargjeve të saj. 

Në garë ishin: 1- Arian Leka, “Hartë memece për të mbyturit” – Poeteka; 2- Skënder Buçpapaj, “Imgur” – Onufri; 3- Aleksandër Çipa, “Deti nuk ka portë” – Dritëro; 4- Denata Ndreca, “Kohë e Mohueme” – Jozef dhe 5- Alisa Velaj, “Shtjellë reje shtjellë zjarri” – Luis Print

 Letërsia për fëmijë më e mirë 2019, "Kartolina e zileve", Shkëlzen Zalli

Motivacioni: Duke plazmuar majën e përvojave të tij si poet, nëpërmjet lartësimit të fjalës dhe poezisë së tij në nivelin e mjeshtërve të letërsisë për fëmijë.

Në garë ishin: 1- Shkëlzen Zalli, “Kartolina e zileve” – ADA ; 2- Viktor Canosinaj, “E fshehta e valixhes së vjetër" – Dyrrah; 3- Fatmir Gjestila, “Edhe pëllumbat qajnë” – Emathia; 4- Alma Zenellari, “Një libër për yjet” – ADA dhe 5- Iliaz Bobaj, “Bota është sa nëna ime” – ADA.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?