Lezhë/ Çmimet letrare "At Gjergj Fishta", vlerësohen Rudolf Marku, Marash Mirashi, Stefan Çapaliku dhe Fatmir Toçi

23 Tetor, 17:11| Përditesimi: 23 Tetor, 19:11

  • Share

LEZHE-Marash Mirashi me romanin "Briret", Stefan Çapaliku me vëllimin poetik "Camera Obscura", Fatmir Toçi me studimet letrare "Arberesht, shqiptaret e Italisë" dhe Rudolf Marku me përkthimin e poezive të "Safo"-s janë katër fituesit e çmimeve "At Gjergj Fishta" në letersi për vitin 2024.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Lezhë në 153-vjetorin e lindjes së Fishtës, ndërsa pjesë e konkursit mbarëkombëtar u bënë 34 botime, të cilat u vlersuan nga juria e përbërë nga Marçel Hila, Shpresa Kapisyzi dhe Frano Kulli.

Në këtë edicion u ndanë dhe çmimet te karrieres, nderi dhe post-morteum, ku u vlersuan Ardi Murçllari, Life Hasa, Nikoll Njeçi, Liza Brunga dhe i ndjeri Dom Jak Zeka.

Konkursi i kthyer tashmë në traditë organizohet nga Bashkia Lezhë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?