Rama ndan përshtypjet e turistit italian në Dhërmi: Është më mirë se në Itali! Lëviz i sigurt me një orë 30 mijë euro në dorë

12 Gusht, 12:34| Përditesimi: 12 Gusht, 13:06

  • Share

Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar të turistëve italianë, të cilët vlerësojnë sigurinë, plazhet e bukura dhe çmimet e lira.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale rrëfimin e njërit prej tyre, i cili ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për të pushuar.

“Ne italianët me pushime në Shqipëri, më mirë se në Itali”, shkruan Rama, krahas videos.

Turisti italian shprehet se ndodhet në Dhërmi prej 3 ditësh, ndërsa vlerëson vendin dhe njerëzit.

“Është për mrekulli, njerëzit janë të shoqërueshëm. Italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para. Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit. 9 persona hëngrëm peshk dhe krudo paguam 300 euro, duke pirë edhe dy shishe spumante”, u shpreh ai.

Po ashtu, turisti italian vlerëson veçanërisht sigurinë.

“Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush s’të thotë gjë. Makinën e lë hapur. Na respektojnë, na duan, na çmojnë”,u shpreh ai.

“Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik që të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale e vende të bukura dhe mund të qarkullosh i sigurt si të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali”, shprehet ai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/08/2024 03:29

    Ata me zinxhir te trashe, me te vertete prej floriri ne qafe,me ora 30 mije euro ne dore e 3 milion leke ne xhep nuk entuziazmohen qe shpenzuan vetem 300 euro ne restorant per 9 veta,apo qe /kursejne para/,per arsyen e thjeshte se nuk i kane problem as shpenzimet dhe as /kursime/ te tilla te vogla,nuk bejne as nje /dent/ ne portofolin e tyre.Gjithashtu vetem ndonje sheik nafte mund te lere te pakycur ndonje makine super te shtrenje,po keta /zengjine/ cfare lloj makine kane lene hapur?!

    Përgjigju
  • Kurizo: 12/08/2024 19:44

    Me zinxhirë floriri një gisht , mbas spumantes dhe një thithjeje… Ekstremizmi është gjithmon I pa besueshem

    Përgjigju
  • Autokrati: 12/08/2024 18:14

    PRIT SA TË HAPËSH ND8NJË BIZNES TRAGETESH SE PASTAJ TË VËN TRITOLIN NË VLORË E SARANDË.... SI AI PALO BIZNESMENI NË SARANDË QË VAJTI PËR TI BËR GROPËN TJETRIT POR I ERDHI MESAZHI" WELLCOM TU "HELL"AS "....

    Përgjigju
    • Or tej: 12/08/2024 20:09

      Morali qendron qe greku eshte gjithmone i pabese or teeeejjjjj

  • Ali: 12/08/2024 14:06

    Ca po na ca menderen

    Përgjigju
  • Ai: 12/08/2024 13:40

    Mir ose SHUM MIR ajo publicitaja per dhermiun dhe per italjot se si trajtohen që e meritojme por ate te ores dhe te makines te lene hapur mud ti evitoje ose ti censuroje....

    Përgjigju
  • Tirane: 12/08/2024 13:02

    Hahaha ,Prit se nuk i ke mbaruar akoma pushimet. Mos u ngut se ka kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?