'Kemi çmimet më të larta në krahasim me rajonin', Tabaku: Filozofia e kësaj qeverie, merrja të voglit për t’ja falur oligarkut

18 Nëntor, 13:48| Përditesimi: 18 Nëntor, 14:27

  • Share

Deputetja e PD Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, aty ku po diskutohet projektbuxheti 2025 u shpreh se në Shqipëri çmimet janë më të larta në krahasim me rajonin. 

Tabaku theksoi se flitet për rritje ekonomike, ndërkohë që këtë rritje të vetmit që nuk e ndjejnë janë shqiptarët. 

'Unë kam dyshimet e mia në këto shifra që u thanë. Këtu nëse je një sipërmarrës dhe ke një biznes të vogël duhet të paguash TVSH 20 për qind, por nëse ke një biznes të madh ke përjashtim special. Filozofia e kësaj qeverie është merrja të voglit për t’ja falur të madhit, oligarkë. Askush nuk mban përgjegjësi për atë që i ka shkaktuar vendit, është krijuar një situatë e paprecedentë me buxhetin. Dëgjuam për rritjen ekonomike, po a e ndjejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike, a ndjejnë pensionistët këtë rritje, a e ndjejnë bujqit. Sektori i bujqësisë është sot 18 për qind e produktit të brendshëm bruto dhe nga vitit 2021 është me rënie. Çmimet në Shqipëri janë më të larta në krahasim me rajonin. Bujqësia dhe turizimi nuk po reflekton, bujqësia ka shumë të punësuar dhe në vendet e tjera ky sektor performon më shumë. Përgjigjja që kanë kërkuar shqiptarët në 12 vite nuk do të vijë as me këtë buxhet’, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?