Çmimet në maksimum, 2 persona vjedhin naftën e kompanisë ku punonin! Vihen në pranga, për 1 muaj morën 250 litra karburant

29 Qershor 2022, 11:02| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 11:44

  • Share

TIRANË- Rritja e çmimit të naftës duket se po jep pasoja negative në të gjitha aspektet e jetës.  

2 persona janë vënë në pranga pasi kanë vjedhur 250 litra karburant nga automjetet që ata përdornin për punën.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se 2 personat ishin punonjës në një fabrikë për përpunimin e qumështi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore, gjatë muajit të fundit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur sasinë e karburantit që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.

Në pranga kanë rënë Alban Kopaci, 46 vjeç dhe Miklovan Veliu, 39 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?