ÇMIMET/ Orges Shehi ‘trajneri i vitit’! Redon Xhixha dhe Megi Doçi, fitues të Topit të Artë

27 Janar 2023, 19:53| Përditesimi: 28 Janar 2023, 10:14

  • Share

TIRANË- Redon Xhixha është shpallur fituesi i ‘Topit të Artë’ për vitin 2022 në futbollin shqiptar. Sulmuesi i Tiranës është zgjedhur si më i mirë nga trajnerët dhe kapitenët e skuadrave përballë dy kandidatëve të tjerë si Xhuliano Skuka dhe Mentor Mazrekaj.

Për vajza ‘Topin e Artë’ e rrëmbeu e padiskutueshmja Megi Doçi, futbollistja e Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme pasi ka vite që punohet, ka shumë mund e sakrifica brenda për të fituar këto çmime. Sigurisht dhe kjo falë edhe punës së shoqeve të ekipit”, tha Megi Doçi.

Në mbrëmjen ‘Gala’ të organizuar nga FSHF-ja trofeun e trajnerit më të mirë të vitit përballë Shpëtim Duros dhe Mirel Josës e mori Orges Shehi, i cili në 2022 drejtoi Tiranën drejt titullit kampion. Çmimi iu dorëzua nga trajneri i sapo emëruar i kombëtares Sylvinho.

“Që të gënjej kot që nuk e prisja, sigurisht që e prisja se mendoj që çmimet janë edhe në bazë të rezultateve. Koha është e gjatë unë jam trajner i ri, por është shumë shpejt për të qenë trajneri i kombëtares”, u shpreh Shehi.

Përveç çmimeve individuale në mbrëmjen gala të FSHF-së është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit 2022 i përbërë nga 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre në kampionatin elitar të Shqipërisë.

Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Visar Bekaj (portier), Erdenis Gurishta (mbrojtës), Eneo Bitri (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Esin Hakaj (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Mentor Mazrekaj (mesfushor), Masanga Matondo (mesfushor), Taulant Seferi (sulmues), Redon Xhixha (sulmues), Xhuliano Skuka (sulmues).

Që të gjithë kanë qenë futbollistët vendimtar me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit.

“Si Partizan jemi të kënaqur që 4 lojtar janë në formacionin e Vitit, pranë partizanin ka një drejtor sportive që merret me anën teknike, por pranë Gaz Demit”, u shpreh Olsi Rama.

“Hera e parë një event i organizuar nga federate e futbollit, në një salllë e mbyllur për të respektuar,  inkurajuar më të mirët e vitit 2022”, deklaroi presidenti Armand Duka.

Me titullin ‘Mirënjohje’ u vlerësua ekipi i Vllaznisë për vajza, pasi 2022 u bë skuadra e parë shqiptare që kualifikohet në “Champions League”. Sa i përket ceremonisë së çmimeve përveç futbollistëve dhe ish-futbollistëve morën pjesë edhe personazhë nga fusha të tjera të jetës përfshirë edhe politikën siç ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Ora 20:34
Mungesa e Ramës në mbrëmjen gala, Duka zbulon arsyen: Është i sëmurë prandaj nuk mundi të jetë i pranishëm

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mbajtur një fjalim përshëndetës në mbrëmjen gala për më të mirët e kategorisë Superiore gjatë vitit 2022. Në fjalimin e tij, teksa falënderoi të pranishmit, Duka zbuloi se kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm në mbrëmjen gala pasi është i sëmurë.

“I uroj Mirëseardhjen mikut tonë, ish-futbollistit të Kombëtares së Francës e Realit te Madridit, Kristian Karembe dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares, Silvinjo. Një faleminderim edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm”, u tha mes të tjerash Duka.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në Kuvend në seancën parlamentare të ditës së djeshme. Deputetë të opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe kërkuan që Rama të paraqitej për të dhënë llogari mbi lidhjen e tij me ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 29/01/2023 00:35

    largohu nga federata mor palaco,,,me ty duka sporti shkoi poshte e me poshte,,,mjaft te kujtojme zevendesin tend ne burg per inceneratoret dervishin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?