Luka Modric fitoi çmimin “The Best” duke u shpallur si lojtari më i mirë i vitit 2018-të nga FIFA. Sa i përket votimeve janë zbuluar edhe votat e trajnerit të Kombëtares Christian Panuccit dhe kapitenit Etrit Berisha.
Panucci si lojtarin më të mirë ka votuar Modric duke i dhënë 5 pikë dhe më pas Ronaldo e Hazard ndërsa nga trajnerët italiani ka vlerësuar maksimalisht Zlatko Dalic e më pas Deschamps e Zidane.
Ndërsa kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha nga lojtarët të parin ka votuar Messin duke i dhënë argjentinasit 5 pikë e më pas Salah e Modric ndërkaq për Berishën Jurgen Klopp ka qënë trajneri më i mirë i vitit dhe pas tij vlerëson trajnerët Guardiola e Deschamps.