Çmimet e larta të mallrave, kanë ngadalësuar tregtinë në muajit e fundit. Pavarësisht se po shpenzohen më shumë para për të blerë produktet në tregjet e huaja, të dhënat tregojnë se sasia e mallrave të importuara është në rënie. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave në muajin korrik janë importuar rreth 98 mijë ton produkte më pak se në korrik të vitit të kaluar. Ndërsa në vlerë monetare këto mallra kanë kushtuar 82 miliardë lekë nga 72 miliardë lekë që u shpenzuan vjet. Kjo diferencë lidhet direkt me shtrenjtimin e produkteve, në tregjet e huaja.
Nga ana tjetër rënie është regjistruar edhe për volumin e mallrave të shitura jashtë vendit. Në total sipas INSTAT në korrik janë eksportuar mbi 293 mijë tonë mallra me një rënie prej 70.9 mijë tonë krahasuar me korrikun e një viti më parë. Vlera e eksporteve në korrik ka rezultuar 39 miliardë lekë, nga 32 miliardë lekë që ishte në korrik të 2021, duke treguar që eksportuesit tanë kanë marrë më shumë para për produktet që kanë shitur, si pasojë e rritjes së çmimeve.
Kjo rënie e tregtisë në sasi dëshmon edhe për një reduktim të konsumit në kushtet e pasigurisë ekonomike që ka përfshirë gjithë Evropën për shkak të luftës që po zhvillohet mes Rusisë e Ukrainës, e cilat ka tronditur tregjet , ndërkohë që inflacioni ka arritur shifra rekord të dy dekadave të fundit. Ndërkohë si 7-mujor INSTAT thotë se janë eksportuar në total 293 miliardë lekë dhe janë importuar mallrave me vlerë 528 miliardë lekë, duke bërë që deficiti tregtar të jetë 235 miliardë lekë.
Kontributin më të madh në rritjen e eksporteve në vlerë sipas INSTAT nga janari në korrik e ka dhënë materialet e ndërtimit, Mineralet, lëndët djegëse dhe energjia si dhe sektori i tekstile e këpucë. Ndërsa tek importet impakt ka dhënë energji për shkak se çmimi për megavat ta kapërcyer 500 euro, ndjekur nga Materiale ndërtimi e metale dhe më pas Ushqime, pije dhe duhan.
IMPORTE
Korrik 2021 478,766 tonë
Korrik 2022 380,451 tonë
Diferenca -98,315 tonë
EKSPORTET
Korrik 2021 364,924 tonë
Korrik 2022 293,970 tonë
Diferenca -70,954 tonë
TREGTIA E MALLRAVE
Import 528 mld lekë
Eksport 293 mld lekë
Deficiti tregtar 235 mld lekë
Po moj zonje. Drejt e ke ti dhe shqetesuese eshte kjo pune. Mgjt kreu i mafies shteterore, vete Ay i madhi, asqe e qeth per kete pune. Nuk ia kap stacionet e problemeve se i prish makiazhin kryepykes.
Përgjigju