Çmimi i gazit në Europë rritet në nivel rekord

7 Mars 2022, 18:52| Përditesimi: 7 Mars 2022, 18:56

  • Share

Çmimi i gazit në Europë u rrit në nivel rekord gjatë kësaj të hëne.

Njësia e Inteligjencës së Energjisë pranë Bloomberg publikoi tabelën e të dhënave ku reflektohet rritja e menjëhershme e çmimit.

Patricio Alvarez, analist i kësaj njësie shkroi:

“Gazi në Europë thyen rekord për sa i përket çmimit, duke arritur 330 euro për megavat orë, mbi 575 dollarë për fuçi më shumë e naftës ekuivalente, rritur 72% deri më sot, ndërsa frikërat lidhur me uljen e furnizimit me gaz rus shtohen duke parë prespektivën për sanksione të reja që lidhen në mënyrë të veçantë me energjinë”.

Rritja e frikshme pritet të ketë pasoja në faturat e energjisë së mijëra familjeve europiane./Lexo.al

1646675639_d0dc3924f67a48aa8e9f718fce1cb01b.jpg

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?