Piloti i 'Red Bull' Sergio Perez

Sport

Çmimi i madh i Arabisë Saudite, pritet 'start' spektakolar! Leclerc në prova i dyti, por do niset i 12

19 Mars 2023, 12:19| Përditesimi: 19 Mars 2023, 12:25

  • Share

Serxho Perez do niset sot nga ‘pole-position’ në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, që është i dyti për këtë sezon. Piloti i “red bull’ rregjistroi kohën më të mirë në provat e së shtunës i ndjekur nga piloti i Ferrarit Charls LeClerc, por për shkak të penalizimit francezi do niset i 12.

Për rrjedhojë vendi i dytë do jetë i Fernando Alonso-s të skuderisë Aston Martin, ndërsa nga vendi i tretë do niset Rusell i Mercedez. Vetëm vendi i katërt i nisjes për Sainz të Ferrarit, ndërsa fituesi i garës së parë dhe kampioni në fuqi Max Verstappen do niset i 15 për shkak të një problem që hasi me makinën në provat zyrtare.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?