Piloti Lewis Hamilton

Sport

Çmimi i Madh i Singaporit, Hamilton: Fitorja, më çoi një hap më pranë drejt titullit

17 Shtator 2018, 16:26| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 16:33

  • Share

Ditën e djeshme ka qënë britaniku Lewis Hamilton ai që ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit, duke e çuar në 40 pikë avantazhin e tij ndaj pilotit të Ferrarit, Sebastian Vettel.

Piloti i Mercedesit u nis nga vendi i parë dhe e ruajti pozicionin deri në fund të garës, ndërsa gjermani i Ferrarit nuk mori dot më shumë se vendi i tretë.

Suksesi në garën e Singaporit mund të jetë më i rëndësishmi në këtë sezon, pasi u arrit në një pistë të vështirë për Mercedes dhe në një moment delikat të sezonit. Ndaj e konsideroj këtë triumf si një hap të rëndësishëm drejt titullit. 40 pikët avantazh janë të konsiderueshme, por Botërori ka ende 6 gara deri në fund.

Lewis Hamilton, pilot 

Britaniku Hamilton udhëheq renditjen e përgjithshme për pilotë me plotë 256 pikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?