Çmimi i naftës arriti në shifër rekord, Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve në Report Tv: Rritje që reflektohet nga tregjet ndërkombëtare

9 Qershor 2022, 20:13| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 22:52

  • Share

Rritjen e çmimit të naftës në një shifër rekord, ekspertët e shohin si një reflektimi i ndryshimit që ka pësuar çmimi në tregjet ndërkombëtare.

I ftuar në Report Tv në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, ishte Arben Shkodra, Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve, i cili ka folur rreth situatës së përgjithshme të çmimeve, veçanërisht rritjes që pësoi çmimi i naftës si dhe roli i Bordit të Transparencës në përcaktimin dhe kontrollin e tyre.

Shkodra thotë se krijimi i Bordit të Transparencës është një instrument që kontrollon tregjet, ndërsa  rritja e çmimit të naftës  lidhet me ndryshimet e tij në tregjet ndërkombëtare dhe përderisa çmimi pëson rritje në këto tregje, vendimi i qeverisë ishte i drejtë.

“Ka shumë diskutime kohëve të fundit nëse dhe duhet të jenë këto borde apo jo, apo duhet të ja lëmë tregut të vendos. Qeveria ndoshta bëri mirë që krijoi një instrument me qëllim që të qetësojë tregun. Ajo me të cilën ne u përballëm për herë të parë, është trauma që u përballem nga rritja e çmimeve të shumë lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare.

Ka një çmim burse me një vertikale të njohur deri te konsumatori. Qeveria ka në dorë që të inspektojë të gjithë këtë vertikale,  që  nga momentin që hynë në magazinën, gjithë rrugëtimin deri te pompa e fundit  që mbush depozitën e  makinës së  qytetarit. Mendoj se do të vazhdojë rritja  e çmimit, zgjidhje e mirë do të ishte dhe pezullimi i taksës”, u shpreh Shkodra.

Për Sekretarin e Bashkimit të Prodhuesve kriza ende nuk ka kapur pikun. Sipas tij, konfliktet aktual kanë një ndikim shumë negativ, ndërkohë ai paralajmëron uljen e investimeve si nga bizneset ashtu dhe nga qytetarët.

“Unë mendojë se jemi akoma në fillim të krizës, piku mund të arrijë në fund të vitit nëse gjerat vazhdojnë në këtë treg, nëse konflikti do të vazhdojë, nëse do të ketë konflikte të reja, ka shumë elemente. Nuk është koha për aventura sikurse këshillojnë dhe institucionet financiares   bizneset ashtu dhe për njerëzit. Do të rriten më shumë depozitat dhe do të ketë një shmangie të investimeve”, tha Arben Shkodra.

Bordi i Transparencës njoftoi gjatë ditës së djeshme miratimin e çmimeve të reja.

Ndryshimin më i madh ishte në çmimin e naftës, i cili arriti në shifër rekord. Qytetarët do të paguajnë 258 lekë/litër nga 248 që ishte më parë. Nga ndryshimet e çmimeve që reflektoi Bordi i Transparencës, ulje ka pësuar benzina me 1 lekë, pra do të blihet me 243 lekë si dhe gazi ka pësuar ulje më 4 lekë.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gabje: 09/06/2022 21:09

    E vertete qe cmimet ne bursen nderkombetare ndikojne ne cmimin e naftes. Cfare ndikon me shume eshte mungesa e aftesise konkuruese e Shqiperise nga politikat shkaterruese kryeministrore dhe bythlepirese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?