Çmimi i naftës shkon 248 lekë, reagon deputeti i PD-së: Kjo është qeveria që s’duam, të reagojmë me revolta popullore

2 Qershor 2022, 09:10| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 09:24

  • Share

Çmimi i naftës është shtrenjtuar sërish, duke shkuar në 248 lekë litri. Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili thotë se kjo është një shifër historike dhe se as në krizën e botërore të naftës në vitin 2008, çmimi nuk është rritur e ishte 40% më i ulët. Mziu shkruan se kjo nuk është qeveria që duam dhe se duhet të reagojmë me revolta qytetare, çdo qytetar shqiptar.

‘Qeveria e rilindjes rrit çmimin e naftës në 248 lekë/litër ose 2,01 Euro/litër, shifer historike!

Sipas njoftimit të Bordit të Transparencës, kuptohet me urdhër të Kryeministrit, çmimi i naftës kap vlerën maksimale 248 lekë/litër.

Në vitin 2008 dhe pse ishte krizë botërore dhe çmimi i një fuqie naftë shkoj aq sa sot, çmimi i naftës në Shqipëri ishte 40% më i ulët se sa sot!

Jemi vendi me çmimin më të lart të naftës në botë!

Jemi vendi i vetëm me pagën më të ulët në botë!

Jemi i vetmi vend në botë që qeveria përcakton çmimin e karburantit, jo tregu i lirë!

Jemi i vetmi vend në botë, që FMN kërkon që të mos përcaktoj Bordi (Qeveria) çmimin, por tregu i lirë!

Jemi i vetmi vend në botë që 60% e vlerës së naftës shkon për tvsh, aksizë, taksë qarkullimi, taksa, tatime dhe tarifa të ndryshme!

Kjo është qeveria që S’DUAM, ndaj duhet të reagojmë me revolta popullore, çdo qytetarë shqiptarë.’- shkruan Mziu.

Një ditë më parë Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës të shitet me 248 lekë/litri, nga 239 që ka qenë më herët. Bordi i Transparencës ka reflektuar ndryshimet që pësoi në bursë, ku rritje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 244 lekë, pra 7 lekë më shumë, teksa gazi ka mbetur i pandryshuar dhe do të vijojë të shitet me 90 lekë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?