Çmimi i ri i energjisë, Rama me gratë në  Bulqizë: Të vendosur të mbrojmë çdo familje nga kriza e luftës

28 Tetor 2022, 12:24| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 12:31

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një bashkëbisedim në Bulqizë në praninë e dhjetar vajzave dhe grave, i cili është ndalur për të diskutuar për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në këtë takim ai foli edhe për implementimin e fashës 800 KW për energjinë elektrike.

“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti, për familjet dhe biznesin e vogël. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë çmimin e ri, por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur”, tha Rama.

Rama tha se fshati nuk është çfarë njerëzit shohin në televizor, por shumë më shumë, dhe u ka kërkuar fermerëve dhe blegtorëve të bashkëpunojnë në mënyrë që të shesin prodhimin e tyre dhe t’i rrisin vlerën njëkohësisht.

Ai tha se shteti do të paguajë sigurimet për gratë të cilat kanë 3 fëmijë të cilave do u jepet mbështetje dhe dyfishim financiar dhe se do të mbrojnë familjarët dhe bizneset e vogla, por bizneset e mëdha nuk duhet t’i shmangen taksave për shkak të rritjes së çmimit.

Rama tha se në Bulqizë ka shumë godina të vjetra dhe ato mund të kthehen në bujtina. Ai gjithashtu u shpreh se kryebashkiaku Lefter Alla është ndër të paktët kryetar bashkie që ka kuptuar reformën territoriale, por edhe raportin mes bashkisë dhe fshatit.

“Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin nuk është një autoritet që merret me rrugë, ujësjellës dhe kanalizime, por duhet të futet me thellë për bashkëpunimin, grumbullimin dhe shitjen e prodhimit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kriza energjetike, ERE përcakton çmimet për energjinë elektrike! Qeveria: Ende s’ka vendim nëse hyn në fuqi më 1 nëntor, presim përmirësim të situatës


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?