Mes kaosit të Sirisë veriore, ka raportime në rritje se fosfori i bardhë mund të jetë përdorur nga forcat turke në ofensivën e tyre kundër kurdëve. Kimikati mund të hidhet me aeroplan ose përmes artilerisë dhe reagon me lagështinë e trupit duke shkaktuar lëndime aq të tmerrshme sa ndalohet përdorimi i tij në zonat e banuara, sipas konventës së Gjenevës për Armët Kimike.
Plagët e 5 vjeçarit Jumma Al Zamo, të dyshuara se janë shkaktuar nga armët kimike, me përnërje ndoshta të fosforit të bardhë, akuzojnë ‘strategët e luftës’.
Në korridoret e spitalit të Al-Hasakah ndodhet një poster në të cilin shkruhet, 'Gjëja më e bukur në botë është buzëqeshja e një fëmije'.
Në një dhomë aty pranë shtrihet pesë vjeçari Jumma Al Zamo. Ajo mund të buzëqesh përsëri, nëse do të mbetet gjallë.
Fytyra e tij është e zbehtë dhe trupi i mbështjellë me fashë të bardhë
Po çfarë ka ndodhur me të?
Babai i tij, një fermer i thjeshtë, nuk është i sigurt.
"Turqit po bombardonin rreth e rrotull nesh në atë kohë," thotë ai. 'Papritmas pashë djalin tim që ishte në ‘veshur’ me zjarr'.
Mjekët që kurojnë djalin e vogël thonë se ai u soll në vrima në trup dhe djegie. Sistemi i tij nervor është prekur gjithashtu. ‘Ne besojmë se këto simptoma janë shkaktuar nga një armë e veçantë që nuk kemi parë më parë, ndoshta fosfori’.
Lajmi kryesor: