Fermerët e zonës së Imshtës buzë lumit Seman në Lushnjë prej vitesh të specializuar për kultivimin e shalqirit në fushë të hapur, sot po përballen me mungesë tregu.
Për shkak të këtij problemi dhe çmimit të ulët, shalqiri po kalbet pasi është lënë në tokë.
Fermerët e Imshtës që është zona e dytë pas Divjakës e njohur për volumin dhe cilësinë shalqirit që prodhon jo vetëm për vendin tonë por edhe në rajonin ku eksportohet, thonë se çmimi nuk mbulon as kostot e prodhimit.
'Kam mbjell 8 dynym, kam hequr 100 kuintal me 80-70 lekë tani kërkohet me 50 lekë. Çfarë të bëjë , duam të ushqehemi nuk ushqehemi dot, unë për veten time kam marrë kredi, çfarë do të bëj unë për ta larë kredinë.
Kostot e një shalqiri shkojnë 40 lekë, 12 lekë e duan punëtorët, 8 lekë shpenzimet transport dhe shkon 60-70 lekë kostoja e një shalqiri. Tregtar nuk ka ata që janë e kërkojnë 5-6 lekë, por ne nuk nxjerrim dot kostot pasi duhet të paguajmë edhe 12 lekë për ta nxjerr shalqirin atje ku e duan.
Ne po e shesim me 50 lekë plus që s’ka kërkesa fare.
Nuk marrim dot shpenzimet tona, ky shalqi duron dhe 1 javë, kemi hedhur lekë në parcela dhe nuk marrim lekët tona”, shprehen fermerët.
Në një kohë kur fermerëve po ju shkon dëm 50% e prodhimit për shkak të çmimit të ulët me të cilin tregtarët kërkojnë tua marrin, në Tiranë 1 kg shalqi kushton minmialisht 6 herë më shtrenjtë se në vendin e prodhimit.
“Çmimi është 5-7 lekë dhe në Tiranë është 350 lekë, ky është një abuzim midis fermerit që prodhon dhe qytetarit që e blen”, thotë një fermer.
Fermerët që kanë mbi 25 vjet që merren me ketë kulturë përveç mungesës se tregut e lidhin këtë situatë edhe me shtimin e fermerëve të vegjël që sipas tyre po bëjnë një luftë të pandershme, pasi mbjellin sipërfaqe të vogla dhe e shesin me çmim të lartë.
Cdo prodhimi ne pikun e sezonit i ulet cmimi natyrshem,por do sugjeroja t'i shisni vet direkt.Ngarkoni kamioncinat e dilni rruge me rruge e lagje me lagje dhe nuk keni nevoje t'i shisni as ne tregun e grumbullimit,as ne trotuare, qe t'ua hedhe poshte policia bashkiake.Gjithashtu nuk do ishte keq sikur t'i perpunoni dhe mesim per here tjeter ,mos mbillni te gjithe te njejten gje dhe me sasi te medha !
PërgjigjuPo ikni o legena muti, sharqiri juaj me nivel nitritesh 13 here mbi normen, e ben flak te kuq aparatin mates.
Përgjigju