Në mes të një pandemie që ka frikësuar dhe gjunjëzuar botën, politika mund të bëjë më shumë sesa shkenca në lidhje me jetën dhe vdekjen e një popullate.
Kjo është arsyeja me të cilën organizatorët e çmimit ekstravagant ‘IgNobel 2020’ kanë vendosur të nominojnë lider të tillë si Jair Bolsonaro, Boris Johnson, Narendra Modi, Donald Trump, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan.
Tema të pazakonta, ekstravagante dhe imagjinative - Çmimi ‘IgNobel’ jepet që nga viti 1991 për hulumtimet më ekstravagante.
Organizatimi është punë e revistës ‘Annals of Improbable Research’, falë financimit nga shoqatat e Fantashkencës dhe studentët e fizikës në Universitetin e Harvardit.
"Shkencëtarë për të qeshur" përgjithësisht ‘peshkohen’ midis botimeve shkencore të revistave me shumë autoritet dhe që kanë trajtuar tema të pazakonta, ekstravagante dhe imagjinare.
Ceremonia 2020 në internet - Në vitin e pandemisë së koronavirusit, referenca për Covid nuk mund të mungonte. Ndër të tjera, për shkak të pandemisë, ceremonia e vitit 2020 do të jetë ekskluzivisht në internet.
"Insektet" është tema e këtij viti dhe, midis muzikës dhe koncerteve, është planifikuar edhe premiera e "Dream, Little Cockroach", një mini-opera e interpretuar nga këngëtarë lirikë dhe shkencëtarë nga zona e Bostonit dhe fitues të Nobel-it, që dorëzojnë çmimin te fituesi.
Protagonist i veprës është një njeri që ëndërron të shndërrohet në një qenie njerëzore pasi ka qenë një buburrec për një kohë të gjatë. Përfundimisht njerëzit që janë dëshmitarë të fenomenit vendosin ta bëjnë atë udhëheqësin e tyre.