Nobeli në fizikë, këtë vit shpërbleu punën shkencore me inteligjencën artificiale të fizikantëve amerikanë John Hopfield dhe Xhefri Hinton.
Ata cilësohen si pionerë të rrjeteve neurologjike, një mekanizmi të inteligjencës artificiale të cilat mendohet se do ti bëjnë kompjuterët dhe pajisjet teknolgjike të mendojnë dhe të mësojnë.Cmimi u akordua si gjithnjë nga Akademia Mbretërore e Shkencave suedeze me seli në Stokholm.
Një ditë më parë u akordua Nobeli për mjekësinë, i cili iu dha dyshes amerikane të biologëvë Victor Ambros e Gary Ruvkun për zbulimin e microRna-ve.
Këtë javë academia suedeze dotë vijojë me dhënien e çmimeve të tjera nobel për kategoritë e tjera. Ccmimet Nobel vijojnë të vlerësojnë punën dhe zbulimet e shkencëtarëve në të gjithë botën që prej vitit 1901