Fituesit e çmimit Nobel në Kimi

Bota

Çmimi Nobel në Kimi iu jepet dy shkencëtarëve, krijuan një mënyrë të re për të bërë molekula

6 Tetor 2021, 18:10| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 18:13

  • Share

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2021 iu është dhënë dy shkencëtarëve për punën e tyre në ndërtimin e molekulave që janë imazhe pasqyre të njëri -tjetrit. Benjamin List i lindur në Gjermani dhe David MacMillan i lindur në Skoci u shpallën fitues.

Ata morën çmimin për “zhvillimin një mjeti të ri të saktë për ndërtimin molekular, të quajtur "organokatalizë”. Teknika, e quajtur organokataliza asimetrike, e ka bërë shumë më të lehtë prodhimin e molekulave asimetrike. Këto janë kimikate që ekzistojnë në dy versione, ku njëra është pasqyrë e tjetrës. Kimistët shpesh duan vetëm një nga këto imazhe pasqyre, veçanërisht kur prodhojnë ilaçe, por ka qenë e vështirë të gjesh metoda efikase për ta bërë këtë.

“Shumë fusha kërkimore dhe industri varen nga aftësia e kimistëve për të ndërtuar molekula që mund të formojnë materiale elastike dhe të qëndrueshme, të ruajnë energji në bateri ose të pengojnë përparimin e sëmundjeve. Kjo punë kërkon katalizatorë, të cilët janë substanca që kontrollojnë dhe përshpejtojnë reaksionet kimike, pa u bërë pjesë e produktit përfundimtar”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë.

Ndërkohë ditën e djeshme është çmimi Nobel në Fizikë për 2021 u është dhënë 3 shkencëtarëve që kanë studiuar ndryshimet klimatike. Ato janë Syukuro Manabe nga Princeton nga SHBA, Klaus Hasselmann Max Planck nga Hamburg, Gjermani dhe Giorgio Parisi nga Sapienza i Romës në Itali.

Ndërsa dy ditë më parë u dha çmimi Nobel në Mjekësi që u fitua nga dy shkencëtarët amerikane David Julius dhe Ardem Patapoutian, për zbulimin e receptorëve për temperaturën dhe prekjen. Sipas Akademisë së Nobelit shpikja e tyre është thelbësore për mbijetesën dhe mbështet ndërveprimin tonë me botën përreth.

Fituesit e çmimit Nobel në Kimi 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?