Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19

2 Tetor 2023, 12:12| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 12:33

  • Share

Fituesit e çmimit Nobel për Mjekësi janë hungarezja Katalin Karikò dhe amerikani Drew Weissman, të cilët zhvilluan metodën e ARN-së që përdoret për vaksinat kundër Covid, të cilat ishin vendimtare në frenimin e përhapjes së Covid-19.

Karikó dhe Weissman botuan rezultatet e tyre në një punim të vitit 2005 që mori pak vëmendje në atë kohë, tha komiteti i çmimit Nobel, por më vonë hodhi themelet për zhvillime kritike të rëndësishme që i shërbyen njerëzimit gjatë pandemisë Covid.

Komiteti vlerësoi "gjetjet novatore" të shkencëtarëve të cilat "ndryshuan rrënjësisht të kuptuarit tonë se si mRNA ndërvepron me sistemin tonë imunitar".

“Shkencëtarët kontribuan në shkallën e paprecedentë të zhvillimit të vaksinave gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin e njeriut në kohët moderne”, shkruhej në deklaratë.

Fituesit e Çmimit Nobel shpërblehen me 11 milionë korona suedeze (një milion euro), të cilat ndahen midis fituesve.

Fituesit për Fizikë do të shpallen të martën, ndërsa të mërkurën për Kimi. Të enjten pritet të shpallen fituesit e Letërsisë, ndërsa të premten do të shpallet fituesi Nobel për Paqen.

Çmimi u krijua në 1901 nga Alfred Nobel, një kimist dhe inxhinier suedez, një çmim i destinuar "për ata që i kishin ofruar përfitimet më të mëdha njerëzimit".

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nerti: 02/10/2023 16:33

    Edhe Obama mori cmim Nobel per paqe.

    Përgjigju
  • Fredi: 02/10/2023 14:27

    Nobel atyre qe na lane sakate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?