Politikë

Çmimi për adhuruesin e Millosheviçit/ Basha: Tronditëse dhe revoltuese! Ditë e trishtë për vlerat tona

11 Tetor 2019, 12:45| Përditesimi: 11 Tetor 2019, 13:45

  • Share

Për Peter Handke, shkrimtarin austriak që mori çmimin Nobel për letërsinë, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Basha thotë se është tronditëse dhe revoltuese të shohësh që dikush që mbronte dhe justifikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Evropë pas Holokaustit, të marrë çmimin Nobel.

 “20 vjet më parë shërbeva si pjesë e ekipit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, që ngriti aktakuzën kundër Milosheviçit për krime lufte dhe gjenocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justifikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Evropë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese. Ditë e trishtë për vlerat tona”, shkruan Basha në Twitter.

Shkrimtari austriak të cilit iu akordua çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019, Peter Handke, njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte, një emër që ka sjellë kaq shumë vdekje dhe hidhërim në Rajonin e Ballkanit dhe për shqiptarët e Kosovës.

Akademia Suedeze e vlerësoi Handke për “zgjuarsi gjuhësore në eksplorimin e përvojave njerëzore.

Për marrjen e çmimit Nobel nga Handke kanë reaguar edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj si dhe shumë shkrimtarë, duke e cilësuar si një gabim të madh vlerësimin e tij me këtë çmim. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?