Ish, zv.kryeministri Erion Braçe

'Çmimin e shalqirit duan ta çojnë sa më poshtë', Braçe: Të rrojë e fitojë karteli i grumbulluesve tanë

10 Korrik 2022, 11:57| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 12:03

  • Share

TIRANË- Ish, zv.kryeministri Erion Braçe ka ngritur sërish zërin kundër padrejtësisë, siç ai thotë që po u bëhet fermerëve të shalqirit në Divjakë nga grumbulluesit. Braçe i ka cilësuar këto të fundit si "kartel", duke thënë se ua marrin fermerëve shalqirin me një çmim shumë të ulët dhe më pas e shesin atë disa fish më shtrenjtë.

"Drama për të cilën bërtas unë;

Sipër:

Fushatë  me shalqi në Bucukas/Tërbuf, në Divjakë;

Poshtë:

Cmimi i shalqinit në Luksenburg, dje;
12.99 euro për një shalqi, dmth 1.6 euro për kilogramë, fiks 193 lekë për kilogramë.

Është e njëjta cilësi, në mos më e mirë! Këtu 7-8 lekë dhe në fushë që tregtaret ta çojne çmimin edhe më poshtë; Atje e blejnë që çke me të edhe me 193 lekë ose 1.6 euro për kilogramë. Të rrojë e fitojë karteli i grumbulluesve tanë", shkruan Braçe.

Në seancën parlamentare të 7 korrikut, Braçe i denoncoi me emra grumbulluesit, teksa në mbrojtje të fermerëve ish.zv,kryeministri ka dalë edhe në protesta.

Foto e publikuar nga ish.zv kryeministri Erion Braçe

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 11/07/2022 15:42

    Po coheni ne Luksenburg o Brace,mos na e shisni ne, ne na jepni ate te shartuar ne kungull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?