Eksperti Fation Softa dhe gazetari Sokol Dema

Çmontimi i kamerave të sigurisë, eksperti Softa: Të gjitha prodhim kinez, kontrollojnë edhe në errësirë! Gazetari Dema: Jetike të gjendet serveri në Shkodër

1 Shkurt 2023, 15:39| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 15:44

  • Share

Eksperti i sigurisë Fation Softa insiston se kamerat e sigurisë që janë çmontuar në të gjithë vendin tonë duhet të ishin hequr me kujdes që të përdoreshin për të zbuluar detaje nga ngjarje të ndryshme.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti Softa thotë se kamerat ishin të gjitha prodhim kinez me një teknologji të lartë që kontrollonin dhe gjatë natës.

“Ky operacion ka një plan masash dhe një objektiv jo vetëm për cmonitimn e tyre por edhe për të identifikuar individët që i kanë montuar. Të gjitha kamerat janë të prodhimit kinez dhe janë të janë të një teknologjie të cilët janë me një lloj shikueshmërie të admirueshme, janë 4 megapixel dhe kontrollojnë edhe në kushte errësire. Duke qenë se janë me kablo internet, shkojnë dhe e cojnë sinjalin e tyre në një server.

Kamerat duhet të ripërdoren dhe të bëhet plan për vendosjen e tyre se janë parandalim për shumë ngjarje. Në shumë raste, kanë qenë kamerat e subjketeve private që kanë zbuluar ngjarje të ndryshme”, tha Softa.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema që ka ndjekur operacionin e policisë për cmontimin e kamerave gjatë këtyre ditëve, përmend rastin e Shkodrës duke thënë se është jetike që të gjenden serverat për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale.

“Shkodra e ka shumë të nevojshme gjetjen e serverave se do të shkonte drejt zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodur në të shkuarën. Shkodra është e vecuar sepse në 2 lagjet e shumëpërfolura ku nisi operacioni, në të shkuarën ndodhën shumë ngjarje kriminale dhe policia ka patur të pamundur të ketë akses dhe të shkojë drejt zbardhjes se ka qenë kamera pa zot dhe s’ka pasur asnjë server”, tha Dema.

Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 451 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. Nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 83 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.

Komento

Komente

  • dashi havase: 01/02/2023 19:46

    ky eksperti i midhjes vetem per minierat e valiasit esht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?