Itali- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për çmontimin më 5 shkurt organizatën kriminale të trafikut të drogës në Itali, e cila i investonte fitimet nga grabitjet e vilave luksoze dhe banesave, në aktivitet narkotrafiku.
Vlera e drogës së sekuestruar deri tani shkon në 25 milionë euro, ku 8 mln euro vlerësohet se është pagesa e kryer nga klani shqiptar për blerjen e mallit.
Janë sekuestruar 253 kg kokainë dhe 40 kg hashash, qindra mijëra euro në cash dhe në bizhuteri floriri, armatime dhe sende të tjera. Trafiku shkonte deri në principatën e San Marinos.
Por detaji më interesant nga hetimet e deritanishme është se organizata shqiptare, kishte lidhje të ngushta me grupe të tjera shqipfolëse në vendet e BE-së dhe në Britaninë e Madhe, nga dhe furnizohej me kokainën që vinte nëpër porte nga Amerika e Jugut.
Nga hetimet rezultoi se një pjesë e të ardhurave të paligjshme nga vjedhjet ishin riinvestuar për blerjen e drogës. Grupi kriminal kishte kontakte me furnitorë në Belgjikë, Holandë dhe Britani të Madhe, duke konfirmuar dimensionin ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Deri tani janë 61 persona të dyshuar, 30 të arrestuar me masën e izolimit në burg, të tjerë në gjendje të lirë, arrest shtëpia dhe të shpallur në kërkim.
“Ndër operacionet më domethënëse, vëmë re sekuestrimin e 203 kg kokainë që u zhvillua më 27 shtator, midis Milanos dhe Vimercate dhe një tjetër operacion në Imola, në muajin nëntor, që çoi në sekuestrimin e 20 kg drogë”, shkruan media italiane.
Policia identifikoi edhe një rrjet paralel mbështetës të përbërë nga shoqërues italianë të kriminelëve shqiptarë, të arrestuar edhe të cilët ishin përgjegjës për transportin dhe paketimin e drogës.
Mes të arrestuarve edhe një karabinierë, që ndihmonte celulën shqiptare që kryente grabitjet e banesave dhe të moshuarve, duke u dhënë informacione. Një prej grabitjeve ka përfunduar edhe me vdekjen e një 75-vjeçareje. Operacioni u krye në rajonin e Riminit, i drejtuar nga Antimafia e Firences dhe Policia e Shtetit.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)