Në Shkodër, krimi i organizuar survejon Policinë e Shtetit dhe lëvizjet e grupeve rivale pothuajse në çdo lagje. Pas aksionit të pak ditëve më parë në lagjet e Licëve dhe Bajrajve, nga rreth rrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rreth rrotullimi i parë i by pass-it dhe në anën tjetër deri tek rreth rrotullimi i Dobraçit, për çmontimin e 21 kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme, blutë e Shkodrës kanë ndërhyrë sërish këtë të mërkurë për çmontimin edhe të 38 kamerave të tjera, duke e çuar në 59 totalin e tyre.
Ndërhyrja u bë në lagjen “Guerrile”, e njohur ndryshe si lagjja “Kiras”, po ashtu me prezencë të grupit të Licëve. Aksioni për çmontimin e kamerave vijoi më lagjen “Kongresi i Përmetit”, apo njohur si zona e “Zdrales” dhe në lagjen “Salo Halili”, njohur si zona e Urës së Thive. Njësoj si në operacionin e parë, kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët shkodranë.
Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit, dyshohet në Gjermani. Policia akoma nuk ka arritur të gjurmoj autorët e vendosjes së këtyre kamerave, ndërsa nuk janë gjetur serverat që ruajnë regjistrimet video.
Në operacionin e datës 14 janar, policia shoqëroi për t’i pyetur disa persona nga të dyja fiset, Lici dhe Bajri, por asnjë prej tyre nuk pranoi të jetë autori. Ata, me deklarimet e tyre para hetuesve, nuk ndihmuan në identifikimin e autorëve të vërtet që i kanë montuar në mënyrë të kundërligjshme. Pas aksionit të nisur në Shkodër, me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku u është kërkuar të gjitha drejtorive të policive në vend që të verifikojnë për kamera të ngjashme të vendosura në kundërshtim me ligjin, por deri tani në terren ka vepruar vetëm Shkodra.
Sokol Lici ma i forti i veriut hahet me kokat e shqipris
Përgjigjushume e vertete sokol lici e medi ivziku jan ma te fortit
Priteni fisin lici me goditjen e radhes bajrajt banen shum gabim gjaku i ismetit ka mu la masi te ikun edhe nja 4 tjer
Përgjigju