Foto nga operacioni

Bota

Çmontohet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë/ Arrestohen disa persona, gjendet lëndë narkotike me vlerë prej 482.500 euro

31 Mars, 12:55| Përditesimi: 31 Mars, 12:58

  • Share

SPANJË-Një grup kriminal shqiptar që vepronte nga lokacione të ndryshme në fushën e narkotikëve është shkatërruar nga autoritet në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, grupi ishte i specializuar në kultivimin e mariuanës dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Katalonjën.

Hetimi filloi në fund të vitit të kaluar kur Mossos d’Esquadra (policia katalanase) zbuloi aktivitet të dyshimtë në një magazinë industriale në Cervera, në rajonin e Segarrës. Indikacionet fillestare tregonin për një kultivim të marijuanës në shkallë të gjerë.

Hetuesit zbuluan një plantacion të dytë, ky i vendosur në një magazinë të ngjashme në komunën Manlleu, në Osona. Në të dyja rastet, instalimet elektrike janë manipuluar për të mashtruar furnizimin me energji.

Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh. 

Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu, u kontrollua gjithashtu. Atje, një anëtar i pestë i grupit u arrestua dhe u sekuestruan 567 bimë mariuanë, së bashku menjë shumë parashë cash. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro. Mossos kreu gjithashtu tre kontrolle të tjera: në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretën në Blanes.

Gjatë këtyre bastisjeve, 5 persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë lëndë narkotike mariuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Bëhet me dije se vlera e mariuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?