Foto Ilustruese

Bota

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë! Importohej nga Holanda dhe shpërndahej në qytetet e Italisë

20 Mars, 11:37| Përditesimi: 20 Mars, 11:47

  • Share

Itali-Policia italiane ka goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ka arrestur 4 shqiptarë dhe një tunizian.

Sipas mediave italiane, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogën nga Holanda. Vetëm në periudhën prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë, 76,5 kilogramë marihuanë dhe 280 kilogramë hashash.

Vlera ekonomike e këtyre ngarkesave të lëndëve narkotike, sipas vlerësimeve të policisë, mund të llogaritet në 5 milionë euro.

Pesë persona janë burgosur me urdhër të gjyqtarit të hetimeve paraprake të Gjykatës së Bolonjës, të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare të specializuar në trafikun e drogës nga Holanda në Itali.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?