Ernest Muçi

Sport

Ç'ndodhi me Ernest Muçin? Ish-trajneri: Na thanë që kushtonte 4 milionë euro, Besiktas e bleu për 10 mln

6 Dhjetor 2024, 11:41| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 11:46

  • Share

Ernest Muçi prej shkurtit të 2024 është pjesë e Besiktas, me turqit që paguan 10 milionë euro për ta blerë nga Legia e Varshavës. Tanimë te Besiktas kanë ndryshuar president, kjo për shkak të një krize financiare.

Duket se shpenzimet për lojtarët e caktuar kanë qenë më të larta se në realitet, gjë që e kanë pranuar edhe ish-drejtues të klubit. Së fundmi për mediet foli edhe ish-trajneri i Cardiff në Britaninë e Madhe.

Erol Bulut ishte interesuar për Muçin asokohe dhe sipas tij Legia kërkonte 4 milionë euro, përkundrejt 10 milionëve që pagoi Besiktas pak kohë më vonë.

"Ernest Muçi ishte një transferim që po mendoja për Cardiffin. Kur ne pyetëm, ata thanë se mund të ishte një tarifë transferimi prej 4 milionë euro. Për shkak të kësaj, ne nuk do të kishim një shans për ta marrë atë.

Unë isha i befasuar në atë kohë, ndërsa ata thanë se do të ishte 4 milionë euro për ne, shkoi te Besiktas për 10 milionë euro. Kjo ndodhi gjatë pushimit të mes-sezonit të vitit të kaluar. Ne nuk patëm një shans për të bërë transferimin gjithsesi, sepse ishim të ndaluar", tha ai Erol Bulut për BeIN Sports.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?